3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

CNN dhe BBC: Nëse fotografitë vogëlushit të vdekur sirian, nuk do të ndryshojnë qasjen e Europës ndaj krizës së refugjatëve, atëherë çfarë do ta bëjë?

Më të lexuarat

Nëse fotografitë vogëlushit të vdekur sirian, nuk do të ndryshojnë qasjen e Europës ndaj krizës së refugjatëve, atëherë çfarë do ta bëjë?

Disa agjenci online, si BBC dhe CNN kanë vendosur që të publikojnë vetëm një fotografi, ku nuk duket fytyra e vogëlushit, ndërkohë që të tjera, si The Independent kanë vendosur të botojnë të gjitha fotografitë. The Independent i shoqëronte fotografitë me shënimin se ka vendosur që t’i botojë të gjitha, për shkak se shpesh herë, mes fjalëve të lehta mbi “krizën e imigrantëve që vazhdon”, është shumë e kollajtë të harrohet realiteti i situatës së dëshpëruar me të cilën përballen shumë refugjatë”

Nëse këto fotografi të jashtëzakonshme të një vogëlushi të vdekur sirian, që deti e ka nxjerrë në breg, nuk do të ndryshojnë qasjen e Europës ndaj krizës së refugjatëve, atëherë çfarë do të duhet për ta bërë?

Ai është ndoshta 1 vjeç. Me fytyrën poshtë, kokën në njërën anë, pjesën e pasme pakëz të ngritur – pikërisht në pozicionin, në të cilin shumicës së fëmijëve u pëlqen të flejnë.

Por uji po ia mbulon fytyrën, dhe trupi është i pajetë.

Vogëlushi, me një bluzë të kuqe, pantallona të shkurtëra ngjyrë blu dhe këpucë të vogla, ishte një prej 12 personave që u mbytën pranë brigjeve të Turqisë, dhe që deti i nxorri në breg të mërkurën.

Një fotografi e vogëlushit, shtrirë i vetmuar dhe të cilit i afrohet një oficer ka bërë menjëherë xhiron e botës, dhe ka shkaktuar një shpërthimë zemërimi dhe tronditjeje.

Ku është humanizmi

Shumëkush mendon se fotografia e vogëlushit të shtrirë përmbys me rërë, shoqëruar nga një tjetër fotografi ku ai merret në krahë nga një ushtar, mund të shënojë një pikë kthese në debatin se si duhet të përballohet vërshimi i refugjatëve drejt Europës.

Nadim Houry, zëvendës drejtor i Human Rights Watch për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e përshkroi fotografinë si “të pashqitshme”. “Eshtë padia më e madhe e dështimit kolektiv”.

3“Turp për botën!”, shkruajti në Twitter Burhan Akman nga Turqia, duke shtuar në një tjetër post: “Unë shoh një qenie njerëzore, por nuk shoh humanizëm”.

Ende nuk e dimë emrin e vogëlushit, apo se nga vjen, ndonëse zyra e guvernatorit të provincës Mugla në Turqi bëri të ditur se ai dhe viktimat e tjerë, ishin nga një grup refugjatësh sirianë që udhëtonin me dy varka, në përpjekje për të shkuar në ishull grek Kos.

Ekipet turke të shpëtimit mundën të shpëtojnë disa njerëz në varka. Dy burra dhe një fëmijë që po udhëtonin me grupin mungojnë në apel.

Më shumë se 2600 vetë kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të kaluar Mesdheun vetëm këtë vit – tashmë kjo zonë është më vdekjeprurësja për imigrantët në të gjithë botën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, e cila paralajmëroi një muaj më parë se numri i të vdekurve po rritej me shpejtësi.

Fotografia e vogëlushit ka shkaktuar një shpërthim zemërimi dhe proteste në të katër anët e botës, në lidhje me kostot njerëzore të krizës. Një peshkatar vendas ishte i pari që pa trupat e të vdekurve kur i nxorri deti. “Erdhanë det dhe isha i frikësuar. E kam zemrën të thyer”, tha ai.

Disa agjenci online, si BBC dhe CNN kanë vendosur që të publikojnë vetëm një fotografi, ku nuk duket fytyra e vogëlushit, ndërkohë që të tjera, si The Independent kanë vendosur të botojnë të gjitha fotografitë. The Independent i shoqëronte fotografitë me shënimin se ka vendosur që t’i botojë të gjitha, për shkak se shpesh herë, mes fjalëve të lehta mbi “krizën e imigrantëve që vazhdon”, është shumë e kollajtë të harrohet realiteti i situatës së dëshpëruar me të cilën përballen shumë refugjatë”./Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit