3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Puna në fushën imobiliareve dhe rastet kur përzihet hallalli me haramin

Më të lexuarat

Puna në fushën imobiliareve dhe rastet kur përzihet hallalli me haramin
Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Norma bazë për sa i përket punës si sekser është lejimi, përderisa aktivitetet për të cilat ndërmjetësohet janë të lejuara. Nuk u lejohet kompanive imobiliare dhe as individëve që punojnë si sekser, të ndërmjetësojnë në shitjen e objekteve që dihet me siguri ose me hamendjen me të madhe se përdoren për aktivitete të ndaluara fetarisht.
Nëse një punonjësi mysliman, i ngarkohet si detyrë nga këto kompani ndërmjetësimi për nënshkrimin e një kontrate, për të cilën ai është i sigurt ose ka hamendjen më të madhe se ka veprimtari të ndaluar fetarisht dhe ai nuk i shmanget dot kësaj pune, ndërkohë që pjesa më e madhe e punës së kësaj kompanie është e lejuar, atëherë tolerohet që ai ta bëj këtë punë në rast nevoje si dhe për faktin se këto raste të kompanisë ku ai punon janë të rralla, por gjithsesi duhet të ketë gjithmonë parasysh që duhet të ruhet nga ndalesat apo t’i pakësojë ato sa të mundet.
Lejohet që kompanitë imobiliare ose individët që punojnë si sekser të nënshkruajnë një kontratë shitje edhe nëse blerësi e ka siguruar koston e saj nëpërmjet kredive me interes bankar. S’ka ndonjë ndalesë që kjo gjë të shkruhet në kontratë, por nuk lejohet që sekseri të marrë pjesë në lehtësimin e procedurave të marrjes së kredisë bankare, qoftë kjo duke treguar se cilët janë ata që i japin këto kredi bankare me interes apo duke plotësuar formularët e këtyre bankave.
Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit