18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Përsosmëria e krijesave të Zotit – Mushkonja si shembull

Më të lexuarat

Përsosmëria e krijesave të Zotit.

“Krijesa që shihni në foto është një mushkonjë. Pas ekzaminimit me mikroskop elektronik, shkenctarët erdhen në përfundim se anatomia mushkonjave përbëhet nga:

Në kokën e saj të vogël ka saktësisht 100 sy. Në gojën e saj, e cila vështirë se mund të shihet edhe me mikroskop ka 48 dhëmbë.
Në gjoks, një për qendrën dhe dy për krahët, ka 3 zemra dhe në secilën zemër 2 aurikula (atriume) dhe 2 barkushe. Kjo mushkonjë e vogël ka një receptor termik për të gjetur gjallesa me anë të nxehtësisë. Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë e këtij “aparati” është një e mijëta e gradës celsius.
Ka një analizues shumë të avancuar gjaku, si dhe një mjet anestezik për të thithur lehtësisht gjakun, në mënyrë që viktima e saj të mos reagojë ndaj pickimit, si dhe, gjithashtu një aparat antikoagulant që të jetë në gjendje të thithë gjakun. Ka gjashtë tehe të vogla në tubin e saj thithës; ku me katër prej tyre bën një prerje katrore dhe me dy të tjerat formon një tub për thithjen e gjakut. Ata gjithashtu kanë kthetra dhe grepa në këmbë për të mbajtur burimin e tyre ushqimor.

“Allahu nuk nguron që të marë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata, të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi Allahu me këtë si shembull?” Ai me të humb shumë, e po me të udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me të nuk humb tjetër.”

Kuran, Bekare: 26.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit