4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

DDR4 së pari në serverë

Më të lexuarat

Intel gjatë vitit 2014 synon të filloj me përdorimin e memories DDR4 për procesorët që do të jenë në dispozicion komercial. Përkrahjen për DDR4 Intel së pari do të përfshij në linjën e procesorëve Haswell-EX në të cilët do të jenë të bazuar modelet e ardhshëm të çipave Xeon për shfrytëzuesit profesional dhe afarist.

Ekzemplarët tipik të Haswell-EX do të kenë në mes 12 dhe 14 bërthama fizike, që në kombinim me konfigurimet shumë-procesorësh kërkon edhe brez dukshëm më të madh për memorien për performancat maksimale. Versionet e zakonshme të Haswell dhe pasuesit të tij (Broadwell) për segmentin mainstream ende do të përdorin memorien DDR3, e DDR4 për një rreth më të gjerë të shfrytëzuesve do të duhej të jetë në dispozicion vetëm gjatë vitit 2015 kur do të paraqite platforma Skylake.

Memoria DDR4 ka tension standard punues prej 1.2 V (sot i pranishëm tek DDR3 modulet kursyes) dhe shpejtësinë prej 2,133 deri në 4,266 MT/s. Modulet e parë DDR4 do të jenë të punuar në procesin prodhues prej 32- ose 64-nanometrave. Përveç shpejtësisë më të madhe, DDR4 ka edhe një konfigurim të ndryshëm të memories – bëhet fjalë për memorien njëkanalëshe (një modul i memories për një kanal), derisa DDR2 dhe DDR3 kanë kontrollues 2-, 3- ose 4-kanalësh.

Qasja point-to-point me një kanal nënkupton edhe që prodhuesit e memorieve do të jenë të detyruar të punojnë modulet me kapacitet dukshëm më të lartë nga ato që i hasim sot prej 2, 4 ose 8 GB. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit