Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 08.06.2022 u bëri një pritje vëllazërore ekipit që i sollën vaksinat e haxhinjëve nga Turqia, angazhimi i të cilëve zgjati gati një javë. Ky ekip ishte i përbërë nga inspektorët nga Ministria e Shëndetësisë Z. Qenan Xhaferrin nga Studeniçani dhe Rabi Bajramit nga Dobridolli bashkë me përgjegjësin për lidhje me Turqinë në Rijasetin e BFI e RMV z. Nizam Reshit.
Që të tre këto personalitete gati 10 vite merren me sigurimin dhe sjelljen e vaksinave për BFI e RMV, që nuk është një punë e lehtë. Andaj, me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu falënderime në emër të BFI e RMV për mundin e pashoq në procesin e kësaj pune. Zoti i shpërbleftë.