Vrasja e Lirie Çekanit dje në Pogradec nga bashkëshorti tronditi opinionin publik për shkak të makabritetit të saj.
35-vjeçarja u mbyt me litar dhe u godit disa herë me thikë në gjoks nga bashkëshorti Zamir Çekani.
Motiv i vrasjes dyshohet të jetë xhelozia.
Grindjet mes çiftit kishin nisur një muaj më parë duke kulmuar me ngjarjen tronditëse.
Pas arrestimit Zamir Çekani ka deklaruar se e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur.
“Kam qenë i dehur, mëshirë”, ka thënë Zamir Çekani.
Pasi e mbyti me një lidhëse rrobash gruan e tij ai e goditi në gjoks me thikën e bukës gruan e tij e cila vdiq nga plagët e rënda.
Zamir Çekani kishte kaluar disa orë duke pirë në klubin e fshatit Propisht dhe sapo u kthye në shtëpi nisi zënkën me gruan.
Ai njihej si një person problematik nga fshati pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas por edhe prindërve të tij.
Në momentin e sulmit me thikë prezent në shtëpi kanë qenë edhe tre fëmijët e mitur të çiftit që kanë parë gjithë ngjarjen.