Ukraina uroi Bajramin e saj dhe myslimanëve të botës me një video të veçantë. Sipas regjistrimit të vitit 2001, në këtë vend, i cili po përballet me agresionin shtazorë rus, janë regjistruar 436 mijë myslimanë. Tashmë, ky numër është sigurisht më i lartë për shkak të shtimit natyror, si dhe fluksit artificial të popullsisë, veçanërisht emigrantëve. Nga 40 grupet etnike të listuara që praktikojnë tradicionalisht Islamin, më të shumtët janë tatarët e Krimesë (248,000), Tatarët Povolog-Ural (73,000) dhe Azerbajxhanët (45,000).
Tatarët e Krimesë përbëjnë rreth 57% të të gjithë myslimanëve ukrainas. Ata janë i vetmi popull autokton mysliman i Ukrainës, të cilët u vendosën në territorin e Republikës së sotme Autonome të Krimesë në fillim të shekullit të 15-të. Tatarët e sotëm të Krimesë jetojnë kryesisht në rajonet e Krimesë, Kherson dhe Zaporozhye.
Sa i përket xhamive, sipas Preporod.info, sipas të dhënave, në fillim të vitit 2009, në Ukrainë kishte 89 xhami të reja (81 në Krime), dhe 14 ishin duke u ndërtuar. Ka edhe 240 ndërtesa të tjera në të gjithë Ukrainën që myslimanët i përdorin si vend lutjeje.
– Së bashku drejt fitores! – thuhet në urimin që e ka përcjellë në profilin e tij zyrtar myftiu i Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës, Said Ismagilov.