Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e diel, më 1 maj 2022.Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën, më 2 maj 2022.Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 04:50, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i FSI-së, dr. Bahri Hoxha.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:09 minuta, të cilit do t’i prijë, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 2 maj 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër – Bajramit!
The post DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, të hënën më 2 maj 2022 appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.