1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Burrat e uritur” – Ngjarje nga jeta e Pejgamberit(alejhi selatu ue selam)

Më të lexuarat

Kujdes për ruajtjen e mirësive të dhuruara gjatë këtij muaji dhe mos shpërdorimin e ushqimit.
Mos harro!

ثم لتسألون يومئذ عن النعيم
“Pastaj atë Ditë ju do të pyeteni për mirësinë(pas së cilës ju u dhatë aq shumë në dynja)!” [Tekathur: 8]

☀︎︎Ja çfarë na tregon Ebu Hurejrah -Zoti qoftë i kënaqur me të-:

“Njëherë, ditën a natën, i Dërguari i Allahut -alejhi selam- doli nga shtëpia dhe gjeti Ebu Bekrin dhe Omerin.
Ai u tha: “Ç’ju ka nxjerrë nga shtëpia në këtë orë?”
Ata iu përgjigjen: “Uria, O i Dërguari i Allahut.”
Ai tha: “Për Atë (Allahun), në Dorë të të Cilit është shpirti im! Edhe unë për të njëjtin shkak kam dalë siç keni dalë edhe ju.”
Pastaj ai -alejhi selam- u tha të dyve: “Ejani !”
Dhe eci bashkë me ta për te një nga Ansarët (banorët vendas të Medines, të cilët strehuan muslimanët e shpërngulur nga Meka), por nuk e gjetën në shtëpi.
E shoqja e tij (e Ansarit) e pa Pejgamberin – alejhi selam- dhe i tha: “Urdhëro. Mirëse erdhe!”
I Dërguari i Allahut – alejhi selam- e pyeti: “Ku është filani ?”
Ajo u përgjigj: “Ka shkuar për të na sjellë ujë.”
Ndërkohë ai (Ansari) erdhi dhe kur pa të Dërguarin e Allahut – alejhi selam- me dy shokët e vet, tha: “Lavdëruar dhe falënderuar qoftë Allahu! Sot askush nuk është më i nderuar se unë për miqtë.”
Pastaj ai shkoi dhe solli një degë hurme me kokrra, disa akoma jeshile, disa të pjekura dhe disa të bëra tamam dhe u kërkoi të hanin prej saj. Pastaj ai mori thikën (për të therur një dele për ta).
I Dërguari i Allahut – alejhi selam-i tha,:“Ki kujdes! Mos të presësh dele qumështi.”
Kështu ai theri dele (duke u gatuar për vaktin e ngrënies nga mishi i saj). Ata hëngrën nga mishi i deles, edhe nga dega e hurmës, edhe pinë ujë.
Pasi kishin mbaruar së ngrëni e së piri derisa shuan urinë, i Dërguari i Allahut alejhi selam- u tha Ebu Bekrit dhe Omerit:
“Për Atë (Allah), në Dorë të të Cilit është shpirti im, ju do të pyeteni për këtë në Ditën e Ringjalljes. Ai (Allahu) ju nxorri nga shtëpitë tuaja të uritur dhe nuk po ktheheni në shtëpitë tuaja derisa ju bëri fatlumë në këtë gosti.” (Sahih Muslim).

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit