-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një krim serb i 2 prillit ‘92: kush është ai që godet kufomat?

Më të lexuarat

Kanë kaluar saktësisht 30 vjet nga një krim monstruoz serb në Bosnje, i cili është fiksuar dhe në foto e ka si protagonist Arkanin famëkqe.

Më 2 prill 1992, fotoreporteri i luftës Ron Haviv fotografoi një ushtar serb, që më vonë rezultoi të qe Arkani, duke qëndruar me këmbën ngritur mbi kokën e Ajsha Shabanoviçit, pranë së cilës ishin trupat e Abdurahman Pajazitit dhe gruas së tij.

Shtatë vite më parë, Alma Peçkoviç, e bija e Ajshas së ndjerë, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Serbe për Krime Lufte kundër personave të paidentifikuar lidhur me fotografinë e Havivit, por ajo ende nuk e ka marrë të vërtetën dhe drejtësinë nga shteti serb.

Më 2 prill 1992, babai i saj Rexhep dhe vëllai i saj Admiri u vranë.

Sead Peçkoviç, bashkëshorti i Almës, tha për Danas se ai dhe Alma janë të zhgënjyer nga puna e Prokurorisë së Krimeve të Luftës dhe se pas shtatë vitesh nga ngritja e kallëzimit penal, ata nuk kanë shumë shpresë se autorët do të sillen në drejtësisë.

Në kallëzimin penal, Alma përmendi disa emra ndaj të cilëve mund të ngrihej aktakuzë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit