Lideri i liberaldemokratëve, Çedomir Jovanoviq, është pritur në Preshevë sikurse në mesin e njerëzve të tij. I kanë ofruar të pijë dhe i kanë thënë që kur e shohin në televizor i gëzohen fjalimeve të tij.
Jovanoviq, i cili përfaqëson opozitën liberale, ka qenë serbi i parë që ka vizituar Luginën e Preshevës në mënyrë miqësore. U ka thënë shqiptarëve se Serbinë duhet bërë shtet shprese nga shteti i fatkeqësisë.
“Është vështirë të jesh shqiptar në Serbi, është vështirë të jesh edhe serb në Kosovë. Por, kjo peshë është e madhe veçanërisht për shkak të politikës së keqe që është. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj nga ju atë që e kërkoj nga serbët, nga ata kërkoj ta ndryshojmë Serbinë, e nga ju kërkoj vetëm durim. Janë edhe 30 ditë kur do të votojmë dhe do ta zgjedhim një qeveri që do të vijë këtu në Preshevë dhe do të shkojë edhe në Prishtinë dhe do ta kuptojë se vetëm kjo është shkurtesa për t’u lidhur me botën. Gjithçka tjetër është gënjeshtër”, tha Jovanoviq.koha/kohaislame