12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

I djegur për konsum

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

I djegur për konsum

Ambasadori amerikan i një vendi, ishte ftuar të marrë pjesë në çeljen e një dege të Makdonalds, në vendin ku kryente shërbimin e tij diplomatik. Ai kishte veshur një kapelë bejsbolli, të qëndisur me emblemën e Makdonaldsit. Në një moment, atij i del para një adoleshent që mbante në kokë një kapelë të ngjashme. Adoleshenti e pyet:”A ju jeni ambasadori?” Ambasadori tundi kokën në shenjë pohimi. Atëherë, adoleshenti i zgjati kapelën e tij dhe i kërkoi një autograf. Ambasadori u gëzua me këtë gjest dhe i tha:”Është hera e parë që më kërkohet një autograf!” Adoleshenti i tha:”Duhet të jetë një profesion i bukur të jesh ambasadori i Makdonalds, pasi shëtit në mbarë botën dhe hap degë të reja gjithandej.” Ambasadori, i shtangur nga këto fjalë i tha:”Unë jam ambasadori i SHBA-ve dhe jo ambasadori i Makdonalds!” Fytyra e adoleshentit mori një pamje zhgënjimi. Ambasadori e pyeti:”A vazhdon ta dëshirosh autografin?” Djaloshi e tërhoqi kapelën e tij duke u përgjigjur:”Jo.”
Një i pasur evropian, vendosi ti tregojë të birit një familje të varfër, me qëllim që të kuptojë mirësitë dhe begatitë në të cilat jeton. Kështu, ata vajtën në një fermë dhe vizituan një familje të varfër në shtëpi. Pasi dolën, babai paksa krenar, e pyeti të birin:”Hë more bir? Çfarë pe?”
Djali u përgjigj:”Çfarë të të them babi! Për të ardhur keq. Ne kemi vetëm një qen, kurse ata kishin katër. Ne kemi një dush të vetëm, kurse ata kishin kushedi sa ujëvara. Oborri i shtëpisë tonë është disa metra, kurse hapësirat e tyre ishin pafund. Të jam mirënjohës babi që më tregove se në çfarë kushtesh të rënda jetojmë.”
 
Përse ankohesh e thua nuk kam
Kur toka, qielli dhe yjet, janë tuat o xhanan
Ke plot fusha me lule pa fund
Aromë e këngë bylbyli që nga vendi të tund
 
Konsumatorizmi është rrënjëzim i egoizmit, ndërkohë që dhënia dhe të bërit mirë, rrënjëzim të altruizmit.  “duan t’u bëjnë mirë edhe pse vetë janë nevojtarë.” (Hashr, 9)
 
Për të të shitur diçka të parëndësishme, ata të bindin fillimisht se malli i tyre do i shtojë diçka të re jetës tuaj, mënyrës si e shihni veten, mënyrën si të shohin të tjerët apo përshtypjet që do u lësh. Prandaj dhe heqja dorë nga pasuria dhe pronat për hatër të Zotit, shihej si çlirim i shpirtit.
Sa më i ulët të jetë konsumi, aq më shumë rritet pjekuria e njeriut, shtohet vetëdija, ndjesia e humanizmit, zhvillimi i aftësive të tij, kërkimi brenda vetes dhe jeta bëhet më e bukur dhe më e lumtur.
Prona dhe pasuria i japin njeriut ndjesi iluzionare sigurie. E njëjta gjë vlen dhe për fuqinë dhe pushtetin.
Prona nuk është diçka shtesë e vetes, as dhe pronë e pasuri e vërtetë, thjesht shifra në bankë, aksione në bursa, emra në letra. Ato mund të të ikin përfundimisht, ose tu ikësh.
Kushedi sa perandorë e mbretër janë ndarë nga pallatet, xhevahiret, pronat e pasuritë.
Edhe rrobat e tua dhe sendet personale, pothuaj çdo ditë i heq dhe nuk të qëndrojnë ngjitur për trupi.
Kur pakësohet lavdia morale, kërkojmë të dallohemi nga të tjerët me targën e makinës, numrin e telefonit, veshjen etj…
Nevojat e njeriut shprehin karakterin dhe personalitetin e tij dhe çfarë dëshiron të jetë. Sakaq, gjërat plotësuese janë ato që ia kërkojnë njerëzit, janë gjykimet e njerëzve kur e shohin, janë maskat që fshehin realitetin.
S’ka përse të angazhohesh me atë që duan njerëzit të jesh e të lësh mënjanë se çfarë dëshiron ti të jesh.
Prona e vërtetë është ajo që trashëgon modesti. Kurrë nuk do të gjesh ndonjë mendjemadh me besimin e tij të sinqertë, as me moralet e tij sublime, as me dijet e tij të dobishme. Është prona iluzionare ajo që shkakton pas madhështi, mendjemadhësi dhe shtirje.
Aparatet më moderne që kemi aktualisht në duar, pas pesë vitesh, do të hyjnë tek objektet arkeologjike.
Kompania Sony, ekspozon një produkt të ri çdo 90 ditë. Pas nëntëdhjetë ditëve, ajo nxjerr një produkt më cilësor se i pari. Më vonë, kjo periudhë do të reduktohet në 18 ditë.
Pra, prodhuesit kanë si qëllim që prodhimet e tyre ti vjetërsojnë sa më shpejt, ti bëjnë blerësit të heqin dorë prej tyre dhe të kërkojnë produktet më të reja.
Aparatet e çuditshme në filmat fantastiko shkencorë, do të shndërrohen në diçka normale.
Syzet personale të google, të cilat kapin frekuencat e kanaleve televizive, do të ofrojnë informacione të mjaftueshme për personin që ke përballë, duke ta hequr sikletin se nuk e njhej. Ato do të na mundësojnë një komunikim më efikas me njerëzit që nuk njohim.
Syzet lazer i mundësojnë pilotit të lëshojë raketa dhe të ndezë avionin me një lëvizje sysh.
Një libër inteligjent e ndjen ngadalësinë tënde gjatë leximit dhe të ofron alternativa të një fjale që nuk e ke kuptuar. Shpikjet teknologjike kanë arritur numrin 17 në sekondë, pra mbi 104 milionë shpikje në ditë.
Djegia dhe rendja pas çdo gjëje të re do të rritet, do të dyfishohen plagët që hapen, pasi mjetet e mbrojtjes tek sportistët e sporteve të dhunës kanë dalë nga kontrolli.
A thua do të shndërrohemi në një version të ngjashme njerëzish dhe të  përsëritur? 
 
 
Përktheu: Elmaz Fida
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit