TIRANË– Rreth 68 për qind e fëmijëve në kryeqytet kanë pranuar se interneti zë kohën më të madhe ditore të tyre.
Sipas një sondazhi të kryer në 500 fëmijë të shkollave të mesme dhe 9-vjecare në Tiranë, të anketuarit kanë treguar se burimi i informacionit nuk është media, por interneti.
Fëmijët janë shprehur se programet televizive në përgjithësi nuk u përgjigjen kërkesave të moshës së tyre.
3 të pestat e fëmijëve thanë se e përdorin internetin disa herë në ditë ndërsa vetë 1 e pesta e përdor një herë në ditë.
Sipas fëmijëve, frekuentimi i rrjeteve sociale ishte qëllimi kryesor i përdorimit të internetit.
Media më e preferuar për fëmijët mbetet televizioni dhe gjysma e të anketuarve kishin deklaruar se shikonin television 1 deri në 3 orë në dotë, kurse 19 për qind e fëmijëve shihte më shumë se 3 orë në dite televizion. /Balkanweb/kohaislame/