5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Presidenti ukrainas pritet të mos merr pjesë në konferencën e Munichut pasi po rritet mundësia e një pushtimi rus

Më të lexuarat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të anashkalojë Konferencën e Sigurisë në Munichut këtë fundjavë pasi ekziston frika e një pushtimi nga ana e Rusisë ndërsa po përshkallëzohet dhuna në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Zelensky i tha NBC News të premten se presidenti mund të rishikojë planet e tij për të marrë pjesë në konferencë nëse situata përkeqësohet.

“Presidenti Zelensky po planifikonte të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, tha zëdhënësi. “Tani po vëzhgojmë situatën, e cila po bëhet gjithnjë e më dramatike”.

Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e tij pritet të merret në orët në vijim, raporton nypost.

“Nëse ka një përshkallëzim dramatik ose disa mesazhe shqetësuese, atëherë ai mund të ndryshojë mendje”, shtoi ai.

Zelensky ishte planifikuar të nisej për në Gjermani të shtunën në mëngjes dhe ishte planifikuar të takohej me zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë konferencës.

Që nga e enjtja, rajoni ka parë sulme me bomba ndërsa zyrtarët ukrainas dhe rebelët separatistë kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet.

Ndryshe, Rusia gjer më tani ka dislokuar mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit