2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Serbët djegin flamurin shqiptar në Zvicër

Më të lexuarat

Ambasadori i i Kosovës, Naim Malaj dhe ai i Shqipërisë Elezi në Zvicër kanë reaguar pas djegies se flamurit shqiptar në miqësoren Spanjë – Serbi, të luajtur në stadiumin e Saint Gallenit, dhe pas thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serbë që thonin vazhdimisht “vdekje shqiptarëve”.

Në komunikatën e përbashkët për shtyp, dy ambasadorët kanë theksuar se këto ngjarje kanë tronditur shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.
“Këto akte dhune dhe racizmi që nxisin urrejtjen dhe tensionet etnike bien në kundërshtia me vlerat demokratike”, thuhet mes tjerash në komunikatën e përbashkët të dy ambasadave shqiptare, duke theksuar se “futbolli është një sport i bukur që duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë”.
Në fund, dy ambasadorët, Elezi dhe Malaj i kanë kërkuar autoriteteve zvicerane dhe FIFA-s të marrin masat e duhura për të ndëshkuar aktorët e këtyre akteve të turpshme./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit