8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kina dërgon në hapsirë edhe dy satelitë të tjerë

Më të lexuarat

Satelitët janë nisur në hapësirë duke përdorur raketa kineze “Udhëtim i largët”, i cili është i veçantë në atë që mund të dërgojë njëkohësisht në hapësirë dhe të pozicionojë më shumë se një pajisje satelitore njëherësh.
 
Kina ka dërguar në hapësirë dy satelitë të rinj të vendosur në një rraketë të vetme, trasmeton Anadolu Agency (AA).
 
Agjensia kineze e lajmeve Xinhua raporton se numri i satelitëve të Kinës në orbitë ka arritur në 19, dhe se ata dërgohen në bazë të një projekti i quajtur “Ylli i Veriut”.
 
Satelitët janë nisur në hapësirë duke përdorur raketa kineze  “Udhëtim i largët”, i cili është i veçantë në atë që mund të dërgojë njëkohësisht në hapësirë dhe të pozicionojë më shumë se një pajisje satelitore njëherësh.
 
“Ylli i Veriut”, parashikon që deri në vitin 2020 të dërgojë në hapësirë 30 satelitë që kanë për detyrë të mbledhin të dhëna në fushën e meteorologjisë, telekomunikacionit, si edhe për të ndihmuar në zhvillimin e peshkimit në Kinë, kartografi dhe fusha të tjera.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit