4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabi Saudite, arrestohen 431 militantë të ISIS

Më të lexuarat

Forcat saudite të sigurisë kanë arrestuar 431 persona të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist Shteti Islamik.
 
Ata akuzohen për komplotim të sulmeve vetëvrasëse ndaj forcave të sigurisë dhe xhamive në mbarë vendin. 
 
Shumica e të dyshuarve janë shtetas sauditë, por mes tyre rezultojnë edhe shtetas nga 6 vende të tjera, përfshirë këtu Jemenin dhe Sirinë, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme. 
 
Arabia Saudite është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në sulmet ajrore kundër militantëve të ISIS në Siri dhe Irak. 
 
Në deklaratën e saj, Ministria e Brendshme njoftoi se të dyshuarit po përgatisnin operacione vetëvrasëse ndaj xhamive çdo të premte, të cilat do të realizoheshin në të njëjtën kohë me ato ndaj forcave të sigurisë. 
 
“Plane për të goditur gjithashtu misione diplomatike dhe ndërtesa të qeverisë në provincën jugore Sharurah janë shmangur”, deklaroi ministria. 
 
Në prill, autoritetet saudite deklaruan se kishin arrestuar 93 anëtarë të ISIS dhe se kishin shmangur planin e tyre për të sulmuar një sërë objektivash, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Riadh.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit