0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Republikës Serbe në BeH

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar liderët e Republikës Serbe, të cilët festuan “9 Janarin, Ditën e Republikës Serbe” pavarësisht se kjo festë ishte shpallur antikushtetues në Bosnjë-Hercegovinë, duke paralajmëruar se mund të vendosë sanksione

Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar liderët e Republikës Serbe, të cilët festuan “9 Janarin, Ditën e Republikës Serbe” pavarësisht se kjo festë ishte shpallur antikushtetues në Bosnjë-Hercegovinë, duke paralajmëruar se mund të vendosë sanksione.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano u prononcua në lidhje me festimet në fjalë të mbajtur në Banja Llukë të Bosnjë-Hercegovinës.

“BE dënon fuqishëm retorikën negative, përçarëse dhe provokuese të përdorur nga krerët e Republikës Serbe gjatë festimeve të 9 janarit. Retorikë dhe veprime të tilla kanë rritur tensionet midis komuniteteve në vend dhe përkeqësojnë më tej krizën politike në vazhdim”, bëri të ditur Stano.

Duke përsëritur thirrjen e BE-së për qeverinë e Republikës Serbe që të braktisë veprime të tilla, Stano theksoi se ata duan që të mos pengohet puna e institucioneve në Bosnjë-Hercegovinë.

“Nëse situata përkeqësohet, BE-ja do të përdorë mjetet e saj, përfshirë kornizën aktuale të sanksioneve dhe rishikimin e ndihmës”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e shpalli “Ditën e Republikës Serbe” si jokushtetuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit