1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si duhet te sillesh me nje person nevrik/ gjaknxehte (femer a mashkull)???

Më të lexuarat

Si duhet te sillesh me nje person nevrik/ gjaknxehte (femer a mashkull)???

Pershendetje! Nje problematike qe shqeteson shume njerez eshte prania e personave shume nevrike ne familje apo shoqeri. Persona qe “marrin flake” me ngacmimin me te vogel te jashtem dhe qe jane nje problematike qe personalisht me shqeteson kur perballem me te tille persona. Menyra se si duhet te sillesh me kete kategori njerezish eshte shume e veshtire. Ndonjehere terhiq e mos e keput, e ne me te shumten e rasteve duke bere indiferentin. Por realisht pare nga syri i nje psikologu me eksperience, cfare keshillash mund te na jepni per te menaxhuar situata aspak te kendshme qe mund te ndodhin me kete kategori njerezish qe e humbasin shume shpejt kontrollin dhe ndermarrin veprime ne gjaknxehtesi e siper qe me pas pendohen (veprime qe mund te cojne deri ne vrasjen e nje tjetri qofte edhe familjar ky, raste te cilat po i degjojme perdite ne lajme ne Shqiperi)???
Gjithashtu si mund ti ndihmojme keta njerez gjaknxehte pasi jo vetem demtojne te tjeret qe i rrethojne por edhe veten e tyre, dhe shume madje…???
Mund te flas shume per kete tematike por besoj ideja e kesaj kerkese eshte e kuptueshme.
Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj e cila mund te ndihmoje sadopak ne zbutjen e ketyre situatave apo ne shmangien e tyre nga ana e shume njerezve qe mund te lexojne pergjigjen tuaj!
Faleminderit!
PERGJIGJIA E PSIKOLOGUT:
Kur ndeshemi ne njerez agresive, reaksioni yne primar eshte mbrojtja. Por, ka veprime me te zgjuara qe mund te kryejme per t’ia dale me keta njerez impulsive.
Ka njerez qe jane shume te veshtire. Mendoni ketu per nje familjar apo mik qe merr flake ne rastin me te pare, nje shef ne pune qe nuk kenaqet asnjehere dhe kerkon gjithmone me shume apo edhe nje njeri ne rruge qe i jep makines sikur rrugan ta kish prone te veten. Keta njerez e kane shnderruar provokimin ne art. Mesazhi qe duan te theksojne eshte shpesh, “ Po nuk bere si dua une dhe te mbyllesh gojen, do behesh pishman.”
Mund te kuptoni se nje person po perpiqet t’ju trembe apo manipuloje kur kryen veprime te paparashikuara apo te formave te ndryshme – veprime qe jane shpesh te papritura dhe ngjajne se ndodhin si nje rrufe ne qiell te hapur. Nje njeri i dhunshem kenaqet te mbaje njerezit ne alerte dhe te trembur.
Sjellje te tilla jane arme te fuqishme sepse dalin jashte parashikimeve te nje mendje te shendeteshme. Shpesh, veprimet e kryera gjate agresionit habisin edhe vete personin qe kryejne dhunen.
Marrja zjarr e menjehershme apo forma te tjera agresiviteti jane forma normale per te mos ju lene ju rehat. Veprimet e paparashikuara te kryera nga njerez violente sherbejne per te future ne konfuzion personat me te cilet perballen dhe per te shmangur çdo pergjegjesi. Shefi juaj sillet si i çmendur, bertet e thyen gjera. Kolektivi mund ta quaje te çmendur. Por çmenduria i jep prioritet atij. Nje person ju bezdis ne rruge duke kerkuar ti lironi rrugen ne menyre agresive. Ju mund ta konsideroni te papergjegjshem por papergjegjshmeria i jep prioritet atij.
Sjelljet e gabuara sherbenin per tu adaptuar ne shoqeri ne te shkuaren, dhe kjo ndodh akoma sot. Ashtu si peshku vogel ben zigzage pa fund per te mos u ngrene nga peshku madh ashtu dhe shefi  apo familjari juaj gerthet e thyen gjera per te evituar diskutimin llogjik te problemit.
Nese nje sjellje e gabuar vjen nga nje shef ne pune apo nje familjar ne shtepi ju keni zgjedhje te veshtira per te bere. Ka disa problem me te cilat ju duhet te perballeni njekohesisht, sepse po luani me targete kompetitive. Ego juaj ju thote te mbroni vetveten, por njekohesisht deshironi te evitoni çfaredo perplasje.
Normalisht ne e kemi te pamundur ti rezistojme reflesit per tu mbrojtur. Lehtesia me te cilen ne biem ne konfrontim pa shance zgjidhje vjen nga “kultura e nderit” qe kemi marre ne forme trashegimie nga paraardhesit tane. Sistemi nervor yni na drejton menjehere ne pozicion mbrojtes. Mendimet e trasheguara na nxisin automatikisht per te rregulluar nje padrejtesi, edhe duke marre parasysh nje humbje. E menjehershmja “une kundra teje” dhe “ne kunder te tjereve” fshin çfaredo sjellje racionale apo zgjidhje llogjike.
Shpesh na vjen keq me pas qe u perfshime ne nje perplasje – apo thjesht pyesim veten se ku na çonte mushka. Por ne ato momente mushka nuk naçonte kerkund … thjesht ne nuk po mendonim. Nje veprim emocional parakalon mendimin llogjik. Normalisht, nje person me llogjike te shendeteshme kurre nuk do te perfshihej ne nje perplasje me nje person tjeter ne rruge. Por nese dikush na sulet, na ze rrugen apo kerkon te na qelloje, reagimet tona primare jane ngrirja, kunderpergjigjia apo largimi nga syte kembet. Ne menyre te ngjashme, me nje person agresiv familjar apo ne pune, reaksioni yne i pare eshte te kunderpergjigjemi. “ Nuk e duroj dot kete sjellje te çmendur e ofenduese.”
 
Ne shume shpejt kalojme ne mbrojtje te vetvetes kur ndjehemi te ofenduar. Kete e bejme sepse kemi rrenjosur ne vetvete nje merak teper vigjilent mbi statusin tone midis njerezve qe na rrethojne. Ky fokusim ne statusin tone krijon nje loje te rrezikshme dominimi dhe fuqie, vlera qe krijojne mundesi mbijetese ne sensin prehistorik. Nevoja per te mbajtur lart statusin tone vjen nga kultura e trasheguar prehistorike. Nevoja per status eshte shembull i qarte i kultures se mendimit te trasheguar. Eshte po kjo kulture qe shpesh na shtyn te jemi impulsive dhe te harrojme qellimet tona primare qe jane mbajtja e vendit te punes apo mos konfrontimi me familjaret. Ne duam me çdo kusht te vertetojme qe jemi ne rregull – por duke e bere kete ne menyre agresive shkaktojme shkaterrimin e planeve me madhore se zgjidhja e nje konflikti te vetem. Dominimi me çdo kusht eshte gje e mire, por jo e nevojshme.
Se sa te terhequr jemi nga ideja e dominimit mund te kuptohet qarte nga fakti se paguhen miliona e miliona per te pare nje ndeshje boksi apo edhe nje mundje fiktive ne WWF.
Per t’ja dale mbane me nje person agresiv, ju duhet te mesoni te komunikoni me filozofite tuaja mbrojtese, si psh “Nuk ja lejoj te me trajtoje keshtu; Nuk mund ta lejoj kurre nje gje te tille” apo “Reputacioni im eshte i shkaterruar nese humbas.”
Ti rezistosh kurtheve te personave agresive eshte me e lehte nese keni te qarte ne koke mundesite qe mund t’ju lendojne dhe t’ju nxehin. Kultura e te shkuares njerezore e trasheguar ne genet tona na jep keto tendenca, sepse dikur statusi juaj percaktonte nje mbijetese te vertete.
Une do ju keshilloja te vereni reagimet tuaja per perplasje, ngrirje apo largim dhe te refuzoni te jeni pjese e nje ndeshje per te cilen nuk jeni pergatitur. Natyrisht, ju duhet te mbroni vetveten dhe personalitetin tuaj, por bejeni kete pa perjashtuar mundesine se ju mund te jeni ne gabim. Kujtojini vetes qellimet primare dhe llogjike tuajat: kurseni kohe, energji, grindje dhe ndoshta dhe pjeset e fshehura te karakterit tuaj.
PERPIQUNI TE JINI SA ME RACIONAL KUR PERPLASENI ME NJEREZ AGRESIVE
1-      Nese eshte me te vertete e nevojshme ti pergjigjeni nje sjellje agresive, kerkojini pales tjeter se çfare konkretisht e ben kaq nevrik, ne menyre qe ti jepni te kuptoni se ju jeni me e interesuar per diskutim sesa per lufte. Barra e pergjegjesise i rikthehet agresorit tashme.
2-      Nese vertet agresori eshte jashte kontrollit, perpiquni te pranoni nje pjese fajesie qe mendoni se eshte e drejte dhe qe shkaktoi acarimin. Pranoni fajin tuaj per kete pike (nese faji juaj ekziston) dhe vetem per kete pike.
3-      Ju mund te mbroni vetem me mire kur vala e egersise eshte vanitur. Psh nese shefi juaj ju thote “Ti je e paafte” ju mund ti pergjigjeni me nje ton qe nuk shpreh mbrojtje “Eshte e vertete se une bej gabime dhe do vleresoja ndihmen tuaj per te eleminuar keto gabime ne te ardhmen.” Mbroni veten duke pranuar faktin se mund te behen gabime por duke refuzuar te quheni e paafte.
4-      Ofrojini personit agresiv idete tuaja se perse ai/ajo ndjehet i/e acaruar, dhe kerkoni me shume info. “E shoh qe je me nerva ne kete moment, dhe me vjen keq.” Kjo tregon nje deshire per te mirekuptuar nxehjen e personit agresiv pa pranuar fajin apo pa ju kundervene.
5-      Rezistojini deshires per konfrontim. Duke degjuar tjetrin dhe duke u bere pyetje ju shtyni te tjeret ne nxjerrjen e konkluzioneve me racionale. Ky proces njihet si metoda e Sokratit.
Duke shpresuar t’ju kem ndihmuar sadopak me pyetjen tuaj do ju theksoja se te qenit agresiv ne rralle te pare tregon nje pasiguri te madhe. Agresiviteti, sjelljet impulsive, ngritja e duarve, shikimi kercenues, fjalet fyese etj etj etj jane te gjitha arme ne duart e njerezve te pasigurte. Dhe nese nje person shkon ne nje beteje i pasigurte, ai ka nevoje per sa me shume arme te mundeshme.
 
Marre nga: Llogjika.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit