-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Drejtësia” e Maqedonisë, e ngritur mbi themelet e Xhamisë “Jelen Kapan”

Më të lexuarat

Xhamia Jelen Kapan ishte ndër Xhamitë më të mëdha të qytetit të Shkupit. Edhe pse ishte monument i Kulturës, Xhamia Jelen Kapan u demolua tërësisht në vitin 1975 nga Sistemi Komunist dhe në vendin e saj, ndërtohet një Ndërtesë e Gjyqit, i cili më pas do vazhdonte të punoj jo rallë herë në kundërshtim me drejtësinë, kur ishin në pyetje klientët shqiptarë.

Xhamia ishte e vendosur në lagje të madhe vendbanimi. Pa u interesuar fare për të kaluarën, njëherit prishin lagjen me thënjen “zbatim të planit urbanistik”. Për Xhaminë Jelen Kapan nuk ka te dhëna historike. Nuk dihet se e kujt ka qenë prona dhe në cilin vit është ngritur, sepse nuk është ruajtër pllaka mbi hyrjen në Xhami dhe Vakevnamja.

Për përcaktimin më të saktë për kohën e ngritjes së Xhamisë mund të na shërbeje një nishan mbi një varr i cili ishte ruajtër reth Xhamisë. Ishte një monument mbi varrin e një personi të quajtur Ahmed, djali i Muhamedit ku shënohej viti i vdekjes më 1567. Kjo na tregon se në kohën e varrimit vetëm se ka egzistuar edhe Xhamia. Sipas të gjitha gjasave Xhamia ka qenë e ndërtuar para vitit 1567. Gjithashtu nuk ka informata për emrin dhe prej kur është thirur me emrin Jelen Kapan. Arkitektura e Xhamisë Jelen Kapan ka qen karakterizuar nga thjeshtësia.

Referenca: Lidia Kumbaraxhi

IKRE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit