8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj

Më të lexuarat

Ramadan Gashi, përfaqësues i fshatit tha se për ata në këtë muaj të Ramazanit ka qenë një provokim shumë i rënd dhe nuk do të lejojnë që në atë pjesë të ndërtohen as varreza dhe as kisha.
Pas një takimi të gjatë në mes të përfaqësuesve të fshatit Llapushnik dhe kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, është arritur marrëveshje që për një muaj të pezullohen punimet për ndërtimin e kishës dhe varrezave katolike.
Ramadan Gashi, përfaqësues i fshatit tha se për ata në këtë muaj të Ramazanit ka qenë një provokim shumë i rënd dhe nuk do të lejojnë që në atë pjesë të ndërtohen as varreza dhe as kisha.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku tha se do të veprojnë komfor ligjit, ndonëse tha se në komunë nuk ka arritur kërkesë për ndërtimin e kishës.
Ai shtoi se kërkesa për ndarjen e parcelës për varrezave ka qenë në komunë që nga viti 2005, por se ende nuk di për veprime e mëtutjeshme.
Banorët e Llapushnikut protestojnë para Komunës së Drenasit
Qindra banorë të fshatit Llapushnik dhe rrethinë po protestojnë para Komunës së Drenasit, ku po kundërshtojnë vendimin për ndërtimin e një kishe në fshatin e tyre.
Në emër të protestuesve foli Bujar Thaçi, i cili tha se në atë p jesë nuk do të duhej të ndërtohej asgjë për shkak se është zonë e mbrojtur e Betejës së Llapushnikut.
Ata po kërkojnë takim me kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku.
Ndërkohë në duar po mbajnë pankarta ku shkruan “Shtëpia e Zotit nuk bëhet me dhunë”, “Stop Ipeshkvisë”, “Ne nuk kërkuam ndarje, ata po kërkojnë”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit