8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Regjimi cionist ka arrestuar 850.000 palestinezë që nga viti 1967

Më të lexuarat

Që nga viti 1967, 206 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite, përfshirë edhe 71 të burgosur të cilët u torturuar për vdekje, ndërsa 45 të tjerë kanë vdekur si pasojë e mohimit të trajtimit shëndetësor.
 
Të dhënat nga Komisioni Palestinez për të Ndaluarit dhe Ish-të Burgosurit tregojnë se Izraeli ka arrestuar më shumë se 850.000 palestinezë  që nga viti 1967, që përbëjnë 20 për qind të popullit palestineze.
 
Komisioni ka shprehur shqetësimin e thellë rreth arrestimeve të përditshme të përshkallëzuara izraelite  dhe shkeljet që kryesisht synojnë shoqërinë palestineze.
 
Politika e arrestimit të përditshëm është tipari kryesor i pushtetit izraelit, thuhet në deklaratë, duke vënë në dukje se më shumë se dhjetë arrestime raportohen çdo ditë në Palestinën e pushtuar.
 
Që nga viti 1967, 206 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite, përfshirë edhe 71 të burgosur të torturuar për vdekje, ndërsa 45 të tjerë kanë vdekur si pasojë e mohimit të trajtimit shëndetësor, përveç 74 palestinezëve që u vranë qëllimisht menjëherë pasi u ndaluan. Shtatë të burgosur të tjerë u qëlluan dhe u vranë, ndërsa ishin në paraburgim.
 
Në deklaratë thuhet se 6.500 palestinezë mbahen aktualisht në 22 burgjet izraelite dhe në qendrën e paraburgimit, duke përfshirë 25 gra, 200 fëmijë, 480 të burgosurve administrativë (të mbajtur pa gjykim), 12 deputetë të -zgjedhur, dhe 30 të burgosurve para-Oslos.
 
Më shumë se 1.600 të burgosur palestinezë vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kronike.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit