Hoxha i nderuar nga Peja Eroll Rexhepi ka reaguar pas shpifjeve që u bën për te, ja reagimi i tij i plotë:
Të premten që e lam pas Gazetat (portalet) Zëri dhe Express kanë postuar një lajm në të cilin jam apostrofuar unë (Eroll Rexhepi), e që bashkë me lajmin janë paraqitur shumë të pavërteta rreth meje dhe aktivitetit tim. Jo se jam ndonjë ekspert i mediave dhe marrëdhënieve më publikun, por me aq pak informacion sa kam, e di se është rregull elementar – për të mos thënë është pjesë e abc-së së gazetarisë, verifikimi i lajmit nga më tepër se dy burime, duke ia shtuar këtu edhe sqarimin/opionin e personit i cili është protagonist i ngjarjes. Që në rastin tim asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. “Sulltani i Pejës apo Veterani i UÇK-së”, është titull bombastik, apo jo ? Sigurisht. Kështu fillon tregimi i “Zërit” për mua, e që në mënyrë diletanteske vazhdon fillimisht me gabime drejtshkrimore, ku mbiemri im shkruhet si Regjepi dhe jo Rexhepi (gazetaria e sotit), duke kaluar pastaj në marrjen e fotografive nga profili im në Facebook dhe duke i komentuar ato për qejfin e tyre-me moton “një foto sa njëmijë fjali”. Ajo që më befason është se fotografia ime në ceremoninë e varrimit të ish-bashkëluftëtarit tim në luftën e fundit të Kosovës, Beg Rizaj, komentohet në mënyrë të çuditshme. Sinqerisht se kuptoj. Secilin bashkëluftëtar e nderoi për kontrbutin e tij në luftën e Kosovës, e tepër modeste më duket pjesëmarrja në ceremoni të varrimit. Nuk po ju duket e habitshme edhe juve sikurse Zërit, shkuarja ime në atë ceremoni. Më tutje, e që më bëri të qeshë me zë, është pjesa ku thuhet (tekstualisht) se “hoxha si duket e njeh mirë gjuhën arabe”. Mosni në këtë nivel. Si ka mundësi që ta ushtrojë profesionin tim si Imam e Ligjerues e të mos e njohë gjuhën arabe. Fatkeqsisht Portali “Zëri” nuk paska informacion që unë isha edhe ne Jordani për të mësuar gjuhën arabe, e më pas diplomova në Universitetin prestigjioz në Medine të Arabis Saudite. Me tonën nuk bën, me të juajën nuk e di. Duke vazhduar me tutje me në një të pavërtetë tjetër qështjen e Xhamis së Vitomericës, do isha i priveligjuar si antarë i KBI-Pejë, të investoja për ndonjë Xhami në Pejë ose edhe më gjërë. E pika kulmore në këtë tekst është ajo kur thuhet se vizitat e mija nëpër vendet arabe të pasura dhe takimet me Imamë me famë botërore, qenkan arsye për se ndonjëri prej tyre po e bëka financimin e një xhamie në qytetin e Pejës. Ka dyshime ?! Phaaa…. e zbuluat ujin e ngrohtë. Qesharake. Si mund të operojë një medium me informacione që dikush i flet nëpër kafiteri. Nga kush kanë ardhur ato dyshime, prej kujt është marrë ky informacion kaq “kredibil”. Sidoqofte, faleminderit që po më bëni kaq të fuqishëm dhe me influencë. Ne jemi transparent dhe faqebardhë para çdo akuze t’juajen që apostrofoni në emrin tim personal!
P. S.
Se jam Sulltan – në kuptimin klasik të fjalës – nuk jam, as që e kam ndërmend të jem. Jam shumë i kënaqur me pozitën të cilën e kam si Imam në qytetin tim. Ndërsa, se jam veteran i UÇK-së (jo për mburrje, por për hir të korrektësisë) e kam kënaqësi dhe nderë që kam qenë dhe jam në shërbim të atdheut tim.
I juaji, Eroll Rexhepi !