2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdogan: Dezinformimi në mediat sociale kërcënon demokracinë

Më të lexuarat

“Ashtu siç nuk mbështetemi plotësisht te të huajt në industrinë e mbrojtjes dhe çështjet ushtarake, ne nuk mund t’ua lëmë çështjen e komunikimit të tjerëve”, tha Erdoğan në një video-mesazh për Forumin Mediatik të Këshillit Turk në Stamboll

Platformat e mediave sociale pa asnjë inspektim të ekzekutuar tani kërcënojnë demokracinë, paqen sociale dhe sigurinë kombëtare të shteteve, tha sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu siç nuk mbështetemi plotësisht te të huajt në industrinë e mbrojtjes dhe çështjet ushtarake, ne nuk mund t’ua lëmë çështjen e komunikimit të tjerëve”, tha Erdoğan në një video-mesazh për Forumin Mediatik të Këshillit Turk të mbajtur në Stamboll.

Erdoğan shfaqi shpresën që forumi treditor i medias, i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, të jetë instrumental në forcimin e solidaritetit midis vendeve.

Ai deklaroi se miliona njerëz “të pambrojtur” në mbarë botën janë në depresion për shkak të lajmeve të rreme dhe të shtrembëruara, duke pësuar trauma të rënda.

“Ashtu si çështjet e tjera strategjike, ne duhet t’i marrim çështjet në lidhje me median dhe komunikimin në duart tona”, tha Erdoğan.

Mundësitë e bashkëpunimit në media, serialet televizive dhe sektorët e filmit në botën turke si dhe mediat sociale dhe lufta e përbashkët kundër dezinformimit janë ndër temat që do të diskutohen gjatë forumit.

Këshilli Turk u krijua në vitin 2009 si një organizatë ndërqeveritare me një synim kryesor për të promovuar bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis shteteve turqishtfolëse. Ai përbëhet nga Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Turqia dhe Uzbekistani si vende anëtare dhe Hungaria si shtet vëzhgues.​​​​​​​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit