-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

OBI dënon Izraelin për shkeljet e të drejtave në Kudsin Lindor

Më të lexuarat

“Izraeli po përpiqet të ndryshojë statusin ligjor dhe identitetin historik të Kudsit Lindor dhe t’i shkëpusë nga Palestina”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) ka dënuar shkeljet e të drejtave që Izraeli ka kryer në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim OBI paralajmëroi në çështjen për “pasoja nga vazhdimi i politikës okupuese të Izraelit për vendbanimet e paligjshme në Kuds, spastrimin etnik dhe zhvendosjen e palestinezëve”.

“Izraeli po përpiqet të ndryshojë statusin ligjor dhe identitetin historik të Kudsit Lindor dhe t’i shkëpusë nga Palestina”, thuhet në deklaratën në cilën bëhet e ditur se dënohet “pengesa e Izraelit për lirinë e palestinezëve për adhurim në Xhaminë Al-Aksa, qëndrimi i tij ndaj vendeve të shenjta dhe shkeljet e kryera nga Izraeli në mënyrë të hapur kundër lirisë së adhurimit”.

Hebrenjtë fanatikë më 27 shtator varën flamurin izraelit në Xhaminë Al-Aksa të cilët me rastin e festës Sukot hynë të shoqëruar nga policia izraelite në oborrin e kompleksit të shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Qindra palestinezë nga Bregu Perëndimor që u përpoqën të kalonin në Xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e sabahut u penguan nga policia izraelite.

Në Bregun Perëndimor që Izraeli e ka pushtuar në vitin 1967, ndodhen më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje. Mbi 450 mijë kolonë që jetojnë në këto vende e vështirësojnë edhe më shumë jetën për palestinezët të cilët jetojnë nën pushtim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret palestineze nën pushtim konsiderohen të paligjshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit