Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt tuboi 15,000€ për Ramush Kurteshin i cili është person me nevoja të veçanta dhe në kushte të vështira ekonomike.
Këto mjete të cilat u dhuruan nga besimtarët pas thirrjeve të imamëve nëpër xhamitë e Ferizajt, do të përdoren për blerjen e një trualli.
Pas blerjes së truallit, Ramushit i duhen mjete për ndertimin e shtëpisë, për çka ju bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve t’i dalin në ndihmë Ramushit dhe familjes së tij që edhe ata të kenë një shtëpi të ngrohtë ku do t’i kalonin ditët e ftohta të dimrit.
/bislame-ferizaj/