2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqipëria “humb” garën për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës

Më të lexuarat

Shqipëria humb përfundimisht mundësinë për të marrë të drejtën e kontrollit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Pengesë për vendin tonë në këtë rast është bërë pikërisht fakti që në lojë është Kosova dhe interesat strategjike të vendeve të caktuara nuk mund të pajtoheshin për lejimin e kontrollit të hapësirës ajrore të këtij shteti nga shteti amë, Shqipëria. Në këtë mënyrë, përveç rëndësisë strategjike, ajo humb mundësinë për të përfituar edhe rreth 20 milionë euro në vit, të ardhura që do të mundësoheshin nga tarifat që do t’u vileshin avionëve që do ta përdornin atë hapësirë. Bëhet fjalë për hapësirën mbi 8 500 metra, e cila kontrollohej nga NATO, por ishte mbyllur për trafik që prej vitit 1999, shkruan gazeta “Shekulli” e Tiranës.

Pas më shumë se tre vitesh negociata, nga burime zyrtare mësohet se palët kanë rënë dakord që kontrollin e sigurisë të hapësirës ajrore të shtetit më të ri në Evropë të marrë një shtet anëtar i NATO s si Hungaria. Në garë për këtë ka qenë edhe Shqipëria, ku drejtues të lartë të shtetit por edhe ish drejtori i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Ervin Mazniku kanë lobuar fort për të marrë një të drejtë të tillë, e cila krahas përfitimeve ekonomike prej disa milionë euro në vit, sillte edhe një prestigj për shtetin shqiptar, aq më me tepër kur bëhej fjalë për hapësirën ajrore të Kosovës.

Pavarësisht dëshirave dhe ndjenjave të palëve, është këshilli i NATO-s ai që vendos për çështje të tilla dhe sigurisht që vendimet merren mbi parime, të cilët do të kënaqin qëndrimet e të gjithë anëtarëve. Dhe sigurisht, që qëndrime të tilla nxiten nga interesit gjeopolitike që ka secili vend. Që prej fillimit të negociatave, Spanja ka qenë shteti që ka kundërshtuar dhënien e kësaj të drejtë Shqipërisë, si një shtet i NATO s.

Të kontaktuara nga gazeta, burime Zyrtare nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se ka një konsensus midis vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’ia deleguar Hungarisë kontrollin e hapësirës së sipërme ajrore si zgjidhja më optimale në këtë rast. ?Ka një konsensus midis vendeve të NATO që të kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës ta bëjë Hungaria”, – konfirmojnë burimet.

I pyetur në telefon në lidhje me këtë fakt, Shefi i Kabinetit të ministrit në ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, Lah Nitaj shpjegon se deri më tani nuk janë vënë zyrtarisht në dijeni se do të jetë Hungaria ajo që do bëjë kontrollin e hapësirës ajrore. “Jemi në dijeni për këto negociata por deri më tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht. Për sa i përket Shqipërisë, ka pasur shumë interes nga pala shqiptare por edhe kontakte të niveleve të larta për këtë qëllim, por ne jemi të vetëdijshëm që vendime të tilla i përket këshillit të NATO s që t’i marrin”, – shprehet ai.

Me kontrollin e hapësirës së Kosovës, mësohet se shteti shqiptar do të mund të përfitonte rreth 20 milionë euro të ardhurave vjetore nga vjelja e tarifave të avionëve që do të përdorin këtë hapësirë të administruar nga Shqipëria tashmë. Në lidhje me këtë, ishte ngritur edhe një grup i përbashkët teknik midis ministrive përgjegjëse për tranportin ajror midis dy shteteve tona.

Plani ishte që pjesa teknike të sigurohej nga kompania e mirënjohur amerikane “Lockheed Martin”. Radarët do të vendoseshin në zonën e Kukësit, ndërsa investimi nga pala jonë do të ishte rreth 20 milionë dollarë, para të cilat do të rekuperoheshin shumë shpejtë nëse kërkesa e Shqipërisë do të miratohej nga vendet anëtare të NATO s./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit