0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sekti kristian që pi helmin e gjarpërit

Më të lexuarat

Qindra anëtarë të një sekti krishter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shndërrojnë çdo meshë në sfidë për jetë a vdekje.

Pjesë të një komuniteti ekstrem kristian në Virgjinian Perëndimore, besimtarët zbatojnë një rit, në të cilin marrin helm nga goja e gjarpërit dhe e kapërdijnë.

Sipas tyre, duke kryer këto veprime, ata kanë mundësi që të flasin pa e hapur gojën dhe pajisjen me fuqinë për të shëruar njerëz, pasi marrja e helmit konsiderohet një bekim nga Shpirti i Shenjtë.

Tradita e çuditshme dhe njëkohësisht e frikshme, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e publikut që prej vdekjes së Mack Wolford, një prej besimtarëve më të njohur të këtij sekti.

I kafshuar nga vetë gjapri i tij, në mesin e viteve 1980, Wolford refuzoi që të merrte trajtim mjekësor, duke besuar se po vihej në provë nga Zoti. Si rrjedhojë, ai ndërroi jetë 11 orë më pas për shkak të helmimit.

Babai i tij gjithashtu kishte vdekur si pasojë e kafshimit të një gjarpëri gjatë një shërbese fetare.

Zanafilla e shfaqjes daton që në vitin 1909, kur George Went Henseley, një prift sharlatan, nisi të përfshinte “puthjen” e zvarranikut në shërbesat e tij fetare të Kishës së Zotit, në Klivlend.

Ai pretendonte se ishte kafshuar mbi 300 herë nga gjarpërinjtë, pa i ndodhur asgjë.

Besimii tyre merr shkas nga një thënie e debatueshme e ungjillit, psalmi i Markut 16:17, në të cilin Zoti i drejtohet apostullit duke i thënë “në emrin tim, do të flasësh me një gjuhë të dytë”, ndërsa psalmi vazhdon me një referim për gjarpërinjtë.

Kisha ka në zonën e Virxhinias Perëndimore mbi 5 mijë ndjekës./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit