9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qindra njerëz të tjerë evakuohen për shkak të zjarreve në Greqi

Më të lexuarat

Qindra njerëz të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Greqi derisa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarret e mëdha disa ditësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, turistët dhe vendasit u evakuuan të dielën me anije nga Evia, ishulli i dytë më i madh i vendit.

Më shumë se 2,000 njerëz tani janë evakuuar në total. Shtëpitë dhe linjat e energjisë janë shkatërruar gjithashtu.

Derisa zjarri në Evia është më i rëndi, disa zjarre më të vogla po ‘operojnë’ në të gjithë vendin.

Zjarret shpërthyen pas valës më të fortë të nxehtësisë në 30 vjet, ku temperaturat u rritën në 45 gradë Celsius.

Valët e nxehtësisë si kjo po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit