3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zyrtarët gjermanë nën hetim për neglizhencë gjatë përmbytjeve

Më të lexuarat

Prokuroria gjermane ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj dy zyrtarëve rajonalë me pretendimin se nuk kanë lajmëruar paraprakisht banorët e zonat të përmbytura ku humbën jetën 141 qytetarë.

Prokurorët e qytetit Koblenz thanë se nga hetimet e kryera deri më tani kundër administratorit rajonal janë konfirmuar dyshimet e para për “vrasje nga pakujdesia” dhe “plagosje nga pakujdesia”.

Në luginën Ahr u regjistruan të paktën 141 viktima dhe mbi 700 të plagosur gjatë netëve të 14 dhe 15 korrikut. Dhjetëra të tjerë vdiqën në pjesën perëndimore të Gjermanisë dhe në Belgjikën fqinje.
Gjithashtu po hetohet edhe një anëtar i skuadrës së menaxhimit të krizave i cili ishte përgjegjës për operacionin e emergjencës gjatë natës së parë.

Banorët e zonave të përmbytura deklaruan se janë njoftuar shumë pak kohë përpara përmbytjeve të rënda që vërshuan natën e parë, kurse disa prej tyre u shprehën se informacionet e shpërndara nga autoritetet ishin të paqarta apo mungonin plotësisht. /euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit