2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tom Doshi deputeti milioner që fshehu 23 mln €!

Më të lexuarat

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar penalisht deputetin Tom Doshi, për fshehje të pasurive, dhe deklarim të rremë për pasurinë që arrin shumën 23 milionë euro.

Në njoftimin e publikuar nga ILDKPKI thuhet se, ka përfunduar kontrolli dhe rikontrolli i plotë i deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, dhe kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.

ILDKPKI bën me dije se, Tom Doshi “është kontrolluar nga viti 2005 deri në 2013-n disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI”.
Inspektorati ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 dhe 287 të Kodit Penal, “duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit