Ndonjëherë përpiqemi shumë me dieta nga më të ndryshmet por sërish nuk e arrijmë dot peshën e kërkuar.
Faji? Metabolizmi juaj!
Sipas një studimi të fundit moshumbja në peshë është për shkak të ADN-së tonë.
Disa persona e kanë në ADN që të mos marrin apo zbresin në peshë ashtu si njerëzit e tjerë.
Kur ata nisin një dietë metabolizmi i tyre nis të ngadalësojë duke bërë që rënia në peshë të jetë minimale.
Studimi u krye nga disa shkencëtarë të qeverisë amerikane.
Në 12 persona obezë vetëm disa prej tyre arritën peshëne dëshiruar pas një diete të fortë.
Personat që nuk iu përgjigjën dietës u testuan sërish dhe rezultati ishte i njëjtë.
“Metabolizmi i disa personave nuk u përgjigj njëlloj. Testuam sërish dhe rezultatet treguan se përgjigjet e trupit ndaj dietave të ndryshme varen nga ADN-ja e tyre”, tha Tam Fry, drejtuesi i studimit.