1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

10 Ajetet më të përzgjedhura nga Todenhofer, gazetari gjerman që vizitoi ISIS

Më të lexuarat

Kohëve të fundit është bërë mjaft aktuale Libri i Jurgen Todenhofer ‘Brenda IS’ (Inside IS). Po ashtu edhe Letra e Hapur e tij kundër Diktatorit më të ri të vetshpallur ‘Khalife’.
Megjithatë, ky gazetar ka përzgjedhë 10 ajete te Kuranit, më të preferuarat siç shprehet ai, për të arritur të mposhtë paragjykimet. Në vijim po postojmë të plota ajetet, të cilave ai iu është referuar në mënyrë të shkurtuar.
Lëxim të këndshëm!
 
P.S. Për ata që kuptojnë anglishtën apo gjermanishtën shikoni ju lutëm http://juergentodenhoefer.de/my-10-most-beautiful-verses-…/…
———————————————————
JÜRGEN TODENHÖFER* 
AJETET E MIA MË TË BUKURA QË PËRZGJODHA NGA KURANI
… asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Zoti….. El-Enam, 59.
Të nderuar miq, 
Armiqtë e islamit polemizojnë plot mllef kundër ajeteve të luftës apo kontekstit militant në Kuran. Por ata fshehin faktin se këto tekste kanë të bëjnë vetëm me raste të sulmit apo situata të luftës së agresionit dhe superioritetit ushtarak të Mekasve kundër pasuesve të Muhamedit (a.s.) në Medine të cilët ishin në vetëmbrojtje ndërmjet viteve 623-630, këto tekste kanë ardhur vetëm në këtë kontekst. Dhiata (Testamenti) e Vjetër (pjesa e parë e Biblës sh. p.) përshkruan skena shumë më mizore të luftës sesa Kurani. Pavarësisht kësaj Dhiata e Vjetër mbetet libër i bamirësisë për lexuesit që e kuptojnë, ashtu sikur që edhe Kurani është libër i Drejtësisë dhe Mëshirës për njerëzit që mendojnë e kuptojnë arsyeshëm.
10 VERSETE (AJETET) QË MË SHUMTI I PREFEROJ NGA KURANI
Në vijim po ua prezantoj tekste e mia më të preferuara, të cilat në mënyrë të shkurtuar, janë marrë nga vargjet (ajetet) e Kuranit. 
I
Mos diskutoni me ithtarët e Librit vetëm se me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”. El-Ankebut, 46.
II
Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”. El-Bekare, 136.
…S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!, El-Bekare 256.
Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?! Junus, 99.
III
Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. El Maide, 48.
Ata që besojnë hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët – kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen! El Bekare, 62. 
IV
(Përjashtim bën) Ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. Al Furkan, 70.
Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. An-Nahl, 90.
V
Ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit (Xhenetin e Adnit). Er-Rrad, 22.
Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. El Bekare, 148.
Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit. El Bekare, 195.
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë. En-Nisa, 36.
Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete (të përkohshme) dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu, është më e mire dhe më e përhershme. Vallë, a nuk e kuptoni?! El-Kasas, 60.
Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie. El-Enam, 160.
VI
Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!” El-Furkan 63.
Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”! Lukman, 19.
VII
Kush bën mirë, e ka për vete e kush bën keq, e bën kundër vetes; e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj. El-Xhathije, 15.
VIII
Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. Ne thamë: “Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”. El-Bekare, 60.
Mos e bëni pengesë betimin në Allahun për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerëzve! Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha. El-Bekare, 224.
IX
Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët. Esh-Shura, 40.
Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirur nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni. En-Nisa, 128.
X
Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë. El-Maide, 32.
Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” El-Enam, 151.
Të nderuar miq muslimanë,
Vërtetë ia vlen të jetohet sipas këtyre porosive. Kjo vlen për secilin njeri! Si i krishterë, jam i habitur se sa pak dihet për bukurinë e rrallë të Kuranit. Me që ra fjala, është obligim i juaj që t’i promovoni këto porosi e jo detyrë e imja. Shpërndajini këto postime si miqve po ashtu dhe armiqve! Bëni që bota t’i kuptojë! Ju mund ta ndryshoni botën me to. Një pjesë e madhe e kritikës kundër Kuranit bëhet mbi faktin se shumica e kritikuesve kurrë nuk e kanë lexuar Kuranin.
Sinqerisht i juaji, 
JT
 
Solli në Shqip: DM/kohaislame.com
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit