4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Karikaturisti shqiptar i Profetit i mbushur me urrejtje ndaj Muslimanëve!

Më të lexuarat

Ka pushtuar të gjitha portalet shqiptare lajmi se fituesi i konkursit për karikaturën më të mirë të Profetit Muhamed është një shqiptar.
 
Ai njihet me emrin e artit Bosch Fawstin.
 
Ai ishte pjesë e një konkursi për karikaturën e Muhamedit në Teksas, kur dy persona të armatosur tentuan ta ndalin këtë organizim fyes për muslimanët.
 
Artisti shqiptar ka deklaruar se vrasja e dy të armatosur është drejtësi.
 
“Erdhën të na vrasin dhe vdiqën. Drejtësi,” tha ai.
 
Mediat amerikane theksojnë se Fawstin, ish- mysliman, ka fituar çmimin prej 12.500 dollarë për një karikaturë, e cila nuk është publikuar nga shumë media.
 
Po kush është Fawstin?
 
Organizatorët e konkursit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet.
 
Një organizatë që gjurmon grupet e urrejtjes, thotë se faqja në internet e artistit shqiptar është e mbushur me urrejtje të shëmtuar ndaj myslimanëve.
 
Fawstin nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat.
 
Në faqen e tij shkruan se është një gjë e sëmurë që të të thonë se nuk mund të karikaturosh një profet.
 
Biri i dy emigrantëve shqiptarë, ai lindi një vit pasi ata mbërritën në SHBA.
 
“Babai im e donte këtë vend, ai erdhi këtu që të ishte i lirë,” kujton Fawstin.
 
“Shkonim në xhami njëherë në vit, mbanin një Kuran në dhomën e ndenjies dhe nuk e lexonim kurrë,” thotë ai.
 
Sipas tij, pas 11 Shtatorit, pikëpamjet e tij ndryshuan në mënyrë radikale.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit