Mu kështu është edhe me njeriun. Allahu krijoi njeriun dhe ia dha atij udhëzimin, përkatësisht Islamin.Islami! Ai nuk është ashtu siç mendojnë shumë njerëz: Muslimanë, të cilët i shtypin gratë dhe të cilët përhapin frikë dhe terror ndër njerëz.
Islami është më madhështor, më i përkryer dhe më i drejtë se që mendojnë disa njerëz. Islami na udhëzon se si të sillemi me bashkëshortin, gjegjësisht bashkëshorten, na udhëzon se si të sillemi me fëmijë, me njerëz të moshuar, me armiq, me miq, me kryesit e veprave penale, me kafshë, me bimë, me ambientin e kështu me radhë. Islami nuk është petk, të cilin njeriu e vesh vetëm në xhami, i kryen lutjet e tij dhe pastaj e heq atë dhe mandej të humbas i hutuar dhe pa kurrfarë qëllimi nëpër botë, duke pritur vdekjen, e cila padyshim do ta takojë gjithsecilin; shumë më shumë Islami është fe dhe shoqëri, shkencë dhe politikë, paqe dhe luftë. Islami! Ajo është fe e cila ua sjell njerëzve qëllimin e vërtetë të jetës.
Islami! Sistemi më i suksesshëm në histori, që ka ngadhënjyer kriminalitetin dhe varësinë nga droga dhe alkooli dhe para së gjithash epidemitë si aidsi, shkaku kryesor i të cilit është amoraliteti ndër njerëz.Nëse vështrohen vendet e ashtuquajtura islame të ditëve tona, atëherë mund të vërehet qartë që në shtetet ku jetojnë shumë muslimanë praktikues të Islamit, nuk ka pothuajse kurrfarë kriminaliteti dhe problemesh nga droga dhe alkooli sikurse në Perëndim.
Ky është një fakt i qartë dhe të cilin askush nuk mund ta kundërshtojë.Nëse hedhim një vështrim prapa në histori, mund të vërehet qartë se si vërshonin përpara muslimanët kur ende mbaheshin për fenë e tyre. Allahu u dha atyre tërë fuqinë e botës. Muslimanët ishin të parët, të cilët u morën me kimi, mjekësi dhe me shkencë, në një kohë kur në Evropë dijetarët dhe shkencëtarët i konsideronin si heretikë dhe satanistë. Pos kësaj, dijetarët dhe shkencëtarët u dogjën pa mëshirë…Nëse vështrohet prapa në histori mund të vërehet qartë se Islami ia dha gruas të drejtat e saj, kur shumë gra këtu në Evropë edhe më tej digjeshin sikur të ishin shtriga! Para se të shfaqej Islami nëpërmjet Muhammedit s.a.v.s. në siujdhesën arabike vajzat varroseshin të gjalla bile!
Kur erdhi Islami qysh në fillim i ndaloi këto gjëra të tmerrshme. Gruaja në Islam është margaritari i shoqërisë, e cila duhet të jetë e mbrojtur, është gjysma e kombit, shkolla e gjeneratave të ardhshme. Në Islam gruaja merr të drejtat e saj. Në Islam nuk është sikurse në Perëndim që gruaja të shitet copë-copë si mall apo si objekt për shfryerjen e epshit.Nëse vështrohet prapa në histori mund të vërehet qartë se Islami ishte i pari që toleroi anëtarët e religjioneve tjera, u garantoi atyre mbrojtje dhe siguri. Në qoftë se krahasohet në historinë e Endelusit sundimi islam dhe ai i mëvonshëm i të krishterëve gjen një ndryshim të qartë ndërmjet tyre, të cilët sot e vulosin Islamin dhe udhëheqësit e atëhershëm muslimanë si jotolerantë. Në Endelus nuk kishte asnjë masakër nga muslimanët dhe asnjëherë nuk u keqtrajtuan njerëzit për shkak të fesë së tyre. Çifutët dhe të krishterët jetonin më të sigurt nën sundimin islam se në Evropën perëndimore dikur.
Por, kur muslimanët u dobësuan në fenë e tyre dhe u larguan nga rregullat dhe ligjet e kësaj feje madhështore, i dënoi All-llahu përmes armiqve, të cilët pastaj përmes brutalitetit, masakrave dhe orientimeve të masës përfunduan sundimin e muslimanëve e me këtë edhe sigurinë e ithtarëve të feve tjera që jetonin aty.Lidhur me këtë ka shembuj të panumërt në histori.Pas gjithë kësaj nuk guxon të mashtrohesh dhe të lejosh të të tradhëtojnë të tjerët.Po qe se dikush dëshiron të mësoj për Islamin do të duhej të kërkonte informacione nga dora e parë dhe të mos lejoj që të mësohet nga ata, zemrat e të cilëve paragjykojnë me urrejtje dhe që ndoshta poashtu i kanë të mbushura me zili ndaj muslimanëve.Ai që dëshiron të blejë sheqer, as që shkon te ai që shet vetëm kripë…