3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Biden zotohet të mos lejojë kurrë Iranin të zhvillojë armë bërthamore

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua të mos lejojë kurrë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, në komentet përpara një takimi me presidentin në ikje të Izraelit, Reuven Rivlin të hënën.

“Ajo që unë mund t’ju them: Irani kurrë nuk do të ketë një armë bërthamore në vëzhgimin tim”, citohet të ketë thënë Biden përpara takimit të Shtëpisë së Bardhë.

Rivlin do të largohet nga detyra më 9 korrik.

Ndryshe, negociatat janë duke u zhvilluar në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015.

Pasi SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare në vitin 2018, Teherani “ua ktheu shpinën” kufijve të marrëveshjes së vendosur në programin e saj bërthamor.

Republika Islamike pastaj zgjeroi gradualisht aktivitetet e saj bërthamore në kundërshtim me marrëveshjet dhe kufizoi inspektimet ndërkombëtare bërthamore.

Diplomatët nga Gjermania, Franca, Britania, Rusia dhe Kina janë përpjekur të ndërmjetësojnë midis SHBA dhe Iranit në bisedimet që po zhvillohen në Vjenë që nga prilli, me synimin për të shpëtuar paktin bërthamor.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili zgjodhi të tërhiqej nga marrëveshja dhe ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi vazhdimisht marrëveshjen, të dy tani janë zëvendësuar dhe SHBA dhe Izraeli po “rregullojnë” marrëdhëniet e tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit