3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Raporti i OKB-së zbulon krimet e mercenarëve rusë në Republikën e Afrikës Qendrore

Më të lexuarat

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë përgatitur një raport i cili tregon se mercenarët rusë të vendosur në Republikën e Afrikës Qendrore janë përfshirë në krime të shumta, përfshirë masakra ndaj civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i OKB-së, i siguruar nga New York Times (NYT), përfshin gjetjet që ushtarët rusë të emëruar si “këshilltarë të paarmatosur” në Republikën e Afrikës Qendrore kanë vrarë civilë, kanë plaçkitur shtëpi dhe kanë masakruar besimtarët në një xhami gjatë një operacioni të madh ushtarak në fillim të këtij viti.

Në raport thuhet se ushtarët rusë ishin liderë të luftës civile që po zhvillohet për dhjetë vjet në vendin afrikan dhe se ata zhvilluan marrëdhënie tregtare me zyrtarët qeveritarë të vendit me rezerva të mëdha diamanti, ndërsa në luftën kundër grupeve opozitare, po ashtu janë përfshirë në shumë shkelje të të drejtave, si përdorimi i tepruar i forcës, vrasja joselektive dhe okupimi i shkollave.

– Raporti përfshin “prova vizuale” dhe dëshmi të dëshmitarëve

Në raportin e OKB-së theksohet se ekzistojnë prova vizuale të krimeve të kryera nga mercenarët rusë dhe se dëshmitarë okularë kanë dëshmuar me kusht që identitetet e tyre të mbesin konfidenciale për shkak të frikës.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat ilegale ruse kanë hapur zjarr ndaj një kamioni në qytetin Grimari në dhjetor 2020, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur 15. Në shkurt, së bashku me trupat qeveritare, ata kanë bastisur Xhaminë Takwa në Bambari, duke vrarë të paktën gjashtë besimtarë.

– Forcat ruse në Republikën e Afrikës Qendrore

Republika e Afrikës Qendrore kërkoi ndihmën e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka lënë të vdekur mijëra njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se një milion të tjerë që nga viti 2012. Në vitin 2017, u mor kontrolli mbi tregtinë e diamanteve nga rebelët.

Kremlini ofroi të dërgojë “trajnues ushtarakë të paarmatosur” me miratimin e OKB-së në mënyrë që të trajnojë ushtrinë e Republikës së Afrikës Qendrore, e cila ka qenë nën një embargo armësh që nga viti 2013.

Por pas një kohe, u pohua që trajnuesit rusë ishin mercenarë të armatosur dhe drejtuan marrëveshjet fitimprurëse të tregtisë së diamanteve me zyrtarë të qeverisë lokale.

Megjithëse zyrtarët rusë kanë thënë se kurrë nuk kishin më shumë se 550 trajnues në vend, hetuesit e OKB-së zbuluan se numri ndonjëherë ishte deri në 2.100.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit