7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Mimoza Kusari-Lila, nuk lëshon pe

Më të lexuarat

Mimoza Kusari-Lila, nuk lëshon pe, në festën e 1 Majit, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nuk ka pushuar.

Ajo viziton një lokal në të Gjakovës, që sipas saj nuk e ka respektuar ligjin për pronën, transmeton Telegrafi. Teksa flet me një person që menaxhon një lokal, e parja e Gjakovës i thotë se kjo është pronë komunale e se duhet të lëshohet. Me vete ajo kishte Policinë.
 
Personi në fjalë, që është këmbëngulës, e që nuk don ta lirojë thotë: “11 vjet kam derdh djersë për të”!
 
“Pse nuk ndërtove lokal të huaj, por hyre në pronë të huaj”, thotë Kusari-Lila. “Kjo është pronë e Çabratit, nuk e ke respektuar ligjin”.
 
Me këtë rast, ajo fton Policinë, ndërsa nuk lëshon pe as kur personi në video i thotë se ishte simpatizant i saj nga e njëjta parti.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit