BMW ka vënë në shitje vetëm një veturë M3 CSL 2003 për 109 mijë euro.
E konsideruar si njëra nga veturat më të kërkuara, M3 CLS (Coupe Sport Lightweight) e gjeneratës E46 ishte prodhuar në vetëm 1383 njësi.
Ky model ishte shumë i fuqishëm shkaku i motorit 3.2-litra që prodhonte 360 kuaj fuqi dhe shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrinte për vetëm 4.9 sekonda.
Vetura ka kaluar vetëm 40 mijë kilometra dhe është njëra nga njësitë origjinale./Koha