-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Google ofron para cash për mediat europiane

Më të lexuarat

Google është angazhuar për të dhënë 150 milionë euro për disa media europiane përgjatë tre viteve të ardhshme.
 
Fondet, që janë pjesë e një pakete më të gjerë- do të përdoren për të mbështetur përpjekjet e këtyre mediave për të fituar para nga mbulimi i tyre online.
 
Financial Times, Guardian, El Pais dhe Di Zeit janë mes mediave që kanë mbështetur nismën.
 
Por disa grupe mediatike, që janë kritikë ndaj Google, nuk janë përfshirë.
 
News Corp e Rupert Murdoch dhe Axel Springer në Gjermani nuk janë në listë, edhe pse Google thotë se janë të mirëpritur.
 
Sipas BBC, mediat që do marrin paratë, duhet të sigurojnë lexuesit se nuk kanë konflikt interesi në mbulimin e aktiviteteve të Google, që së fundmi është nën hetim nga BE për një situatë monopol në kërkimet online.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit