Fotografitë e mahnitshme që po shfaqen nëpër mediat e huaja të një vjedhjeje spektakulare në Londër në një institucion depozitash “Hatton Garden” ka zgjuar vëmendjen e njerëzve nëpër botë, raporton Daily Mail.
Fotografitë tregojnë se si vjedhësit e guximshëm hapën rrugën e tyre duke shpuar një bllok betoni prej afro 2.5 metrave për të depërtuar tek 72 kutitë përplot me ar me vlerë prej 60 milionë funtave, transmeton Indeksonline.
Aty mund të shihen kutitë depozituese të sigurisë në dysheme, dhe shumë mjete të tjera me të cilat vjedhësit hapën rrugën e tyre, të cilat i lanë pas.
Policia thonë se kjo bandë janë tepër profesionistë, dhe se më herët po të njëjtit dyshohen të kenë vjedhur në Berlin një bankë.
Hetuesit kanë bërë një skicë grafike sipas të cilës mendohet se vjedhësit kanë kryer aksionin që ka lënë pa fjalë çdo njeri.