8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Skandaloze, aksion për arrestimin e Sylës, ndërsa ai ndodhej në burg

Më të lexuarat

EULEX sot në mëngjes ka zhvilluar një aksion në shtëpinë e Shaban Sylës me qëllim të arrestimit të tij, si i dënuar në rastin “Bllaca”, megjithatë, EULEX nuk e arrestoi për shkak se ai kishte një muaj e gjysmën që vuante dënimin në Burgun e Dubravës.
Kështu thotë djali i tij, Iliazi, sipas të cilit, sot rreth orës 5:00 të mëngjesit, pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe ata të Njësisë Speciale të Kosovës kanë trokitur në dyert e familjes Syla në fshatin Kishnarekë të Komunës së Drenasit për të kërkuar kryefamiljarin, i cili tashmë është duke e vuajtur dënimin.
 
Iliaz Syla, djali i të burgosurit, thotë se janë ndjerë të shqetësuar nga kjo vizitë që në orët e para të mëngjesit. Sipas tij, ky mos koordinim i policisë mes vete, duke mos ditur kështu që i akuzuari veç është duke e vuajt dënimin në Burgun e Dubravës, tregon për nivelin e drejtësisë në vend.
 
“Ata sot në mëngjes erdhën dhe e kërkuan në shtëpi. Ka pas prestarë të Njësisë Speciale dhe ata të EULEX-it, pesë kombi të njësisë speciale, 4 xhip të njësisë speciale, dhe katër të EULEX-it. Ata nuk ishin në dijeni që baba është duke e vuajt dënimin. Ka fëmijë brenda, iu thash qysh kështu, në ora 5:00 të mëngjesit. Po shihet çfarë drejtësie ka në Kosovë, njeri duke e vuajt dënimin e ata vijnë e lypin në shtëpi”, ka thënë Iliazi përmes telefonit, raporton KosovaPress.
 
Ai tregoi që i ati i tij, Shaban Syla për katër vite e gjysmë ka qenë në arrest shtëpiak, ndërsa që një muaj e gjysmë është duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës.
 
“Që një muaj e gjysmë, me urdhër të gjykatësit Hamdi Ibrahimi e vuan dënimin në Burgun e Dubravës”, ka thënë Iliazi.
 
Ilazi sqaron se baba i tij është përcjellë nga Policia e Kosovës për në burg, ndërkohë thotë se këto veprime tregojnë profesionalizmin e EULEX-it. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit