Shteti Islamik, ISIS, nuk është një rastësi. Ai është krijuar mbi ide të qarta. Ka patur një projekt për ngritjen e tij.
Revista gjermane Der Spiegel pretendon se është zbuluar edhe ideatori i ISIS.
Sipas saj, pas ISIS qëndron Haji Bakr, një ish–agjent sekret i Sadam Huseinit.
Revista u referohet disa dokumenteve që i përkisnin Haji Bakr.
Ai kishte vite që përgatiste një plan për pushtimin e veriut të Irakut dhe Sirisë nga xhihadistët dhe ishte shtyrë nga hidhërimi që kishte shkaktuar tek ai pushtimi amerikan dhe shpërbërja e ushtrisë irakiane në vitin 2003.
Bakr ka vdekur në vitin 2014 në Siri. Mes viteve 2006 – 2008 ai u burgos nga amerikanët në burgun famëkeq të torturave, Abu Graib, në Irak. /lapsi.al/