-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kanxhat e hedhura mbi Xhaminë e Madhe nga stukturat e Fetullah Gylen-it

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, e vetmja xhami që i ka shpëtuar gjëmës së regjimit ateist të Enver Hoxhës, është Xhamia e Ethem Beut. Kjo xhami nuk është e mjaftueshme për Tiranën. Faljet e të Premteve dhe Bajramet falen nëpër rrugë. Për këtë qëllim në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin pranë ndërtesës së Parlamentit që nga viti 1993 patën filluar përpjekjet e para për ndërtimin e një Xhamie të Madhe.

Për Xhaminë e Madhe si në Shqipëri edhe në Turqi janë mbledhur 3-4 here fonde në para. Këto 23 vitet e fundit janë organizuar 18 ceremoni për hedhjen e themeleve, por në realitet asgjë konkrete. E nëse do të fillohen këto punime, Xhamia e Madhe e Tiranës do të jetë `Xhamia më e Madhe në Ballkan`. Për shkak të sajesës së pengesave `më të mëdha` se vetë emri i xhamisë, deri më sot për ndërtimin e saj nuk është hedhur dot asnjë lopate dhe’.

Politikanët ndërtimin e xhamisë e kanë parë gjithmonë si një investim të frytshëm elektoral dhe nuk janë munduar ndonjëherë për zgjidhjen e ngërcit për ndërtimin e saj. Shkak tjetër gjithashtu është se projekti i xhamisë është më i madh se vetë siperfaqja e tokës së ndërtimit si dhe strukturat e Fetullah Gylenit që uzurpojnë/kontollojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë mundohen pa reshtur që kjo xhami të mos ndërtohet nga dora e Turqisë.

Shpresat tona u ndezën sërish me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se,`Ky fundvit nuk do të mbyllet pa u hedhur themelet  e Xhamisë së Re`. Edhe sipërfaqja e tokës shtesë e cila ishte e nevojshme për realizimin e plotë të projektit u zgjidh duke shtetëzuar sipërfaqen aty ngjitur. Ajo që ka mbetur akoma për tu zgjidhur është përballja me kamesat (pengesat me këmbë) që do të hasen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të komanduar nga Gylenistët.

Ndërtimi i xhamisë u mor përsipër të ndërtohet nga KOMASH SH.A. në pronësi të Fondacionit Fetar të Turqisë (Tyrkije Dijanet Vakfë). KOMASH, përpjekjet për tu vendosur në Shqipëri i filloi 1,5 vite më parë, por Degën e saj arriti ta themelojë më Dhjetor 2014.

Ky ishte dhe momenti ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i uzurpuar nga Gylenistët, hyri në lojë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i kërkon KOMASH-it që të zëvendësohet Ahmet Gjinishi, i cili deri në atë moment mbulonte shërbimet financiare kontabël për shoqërinë dhe në vend të tij të vendoset Aida Albajrak e njohur me dashamirësinë dhe afërsinë e saj me Gylenistët. KOMASH e pranon këtë ofertë dhe fillon ti marrë këto shërbime nga Aida Albajrak.

Dihet tashmë që Aida Albajrak mundohet që të gjithë punët ti kanalizojë drejt stukturave Gyleniste nëpërmjet burrit të saj. Aida Albajrak është gruaja e Tahsin Albajrak-ut, i cili ka qenë drejtor prokurimesh pranë shkollave turke në Shqipëri.

Tahsin Albajrak është nga personat i cili vazhdimisht ndihmon dhe mbështet strukturat Gyleniste në Shqipëri, qoftë në mënyrë materiale apo në mënyrë shpirtërore. Faqja e tij e Fejsbukut është tejmbushur me postime kundër qeverisë turke dhe Partisë AK si dhe postime te tjera që propagandojnë në favor të Fetullah Gylen. Për Tahsin Albajrak pretendohet se ka lidhje të ngushta me Atashehun për Cështjet fetare në Tiranë, Shqiperi, TIKA-n si dhe Atashehun Ushtarak turk.

Pjesa interesante e kësaj cështjeje është se të dy personat të cilët japin shërbime financiare qoftë paraardhësi Ahmet Gjinishi apo pasardhësja Aida Albajrak kanë qenë ortakë bashkë dhe punonin në të njetën zyrë. Cifti Albajrak ka qenë aq shumë të lidhur me strukturat Gyleniste sa që edhe biznesin zyrë kontabiliteti e përdornin për të mbuluar mbledhjet që bënin në ato ambjente.

Ahmet Gjinishi duke mos qenë dakort me përshkallëzimin e lidhjeve të tyre me strukturat Gyleniste  në nivelet e biznesit, i dha fund bashkëpunimit me ciftin Albajrak. Pas pak kohe pas ndarjes së tyre edhe KOMASH me propozim të Komunitetit Mysliman i dha fund marrëdhënjeve me Ahmet Gjinishi-n dhe shërbimet fillon ti marrë nga Aida Albayrak.

Pushtimi i strukturave Gyleniste nuk mjatohet vetëm me këtë, por edhe personi i afërt i kompanisë KOMASH SHA, S. i cili ka detyrën si përkthyes, është një emër që tërheq shumë vëmendjen. Ky person deri pak kohësh punonte pranë Atashehut për Cështjet fetare. Njihet me pjesëmarrjet e tij në mbledhjet periodike të organizuara nga strukturat Gyleniste nëpër Shqipëri si dhe me afërsinë e tij me kupolën e këtyre strukturave në Shqipëri sidomos me Abdullah Fëstëk, me detyrë përgjegjës për Shqipërinë.

Pushtimi Gylenist ka dhe një dimensionin tjetër që quhet ICE, firmë kjo që ka marrë shërbimet Audituese, por ne nuk kemi hapësirë ta trajtojmë këtë javë. Lidhjet e firmës ICE me strukturat Gyleniste si dhe punët e tjera që kryen Tahsin Albajrak në Shqipëri, i lemë për javën tjetër.

Deri atëherë pyetje tuaja le të jenë: KOMASH duke qenë një firmë e huaj, nga i vijnë këta emra që janë pjesë e strukturave Gyleniste? Nga kush u janë referuar këto persona? Kush po mundohet që të ushqejë strukturat Gyleniste me Zekatin, sadakanë dhe fitrin e mbledhur nëpër xhamia? Pse të gjithë këto emra, në një mënyrë apo tjetër, kanë lidhje me Atashehun për Cështjet fetare në Tiranë dhe Komunitetin Mysliman Shqipëtar?

 

Shënim: Jemi përpjekur të kontaktojmë secilin person apo institucion të lartpërmendur. Këto informacione i kemi ndarë edhe me to’. Për ato që nuk kemi arritur ti kontaktojmë dhe që kanë qëndrime të ndryshme nga tonat, janë të lutur të shkruajnë në këndin e gazetës sonë.

 

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

Nga Ayhan Demir – Yeni Akit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit