3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Google i përgjigjet hetimeve të BE-së për Android

Më të lexuarat

Sot gjatë ditës është thënë se Komisioni Evropian do t’i hetojë praktikat e Google gjatë kërkimit online, ndërsa BE-ja gjithashtu tha se ata do ta hapin një hetim të dytë për sistemin operativ mobil Android të Google.
Google i është përgjigjur këtyre pretendimeve të BE-së me një postim në blog dhe gjiganti i kërkimit ka thënë se Android ka ndihmuar në krijimin e “më shumë zgjedhjeve dhe risive në telefona, më shumë se kurrë më parë”.
 
Google tha në deklaratën e saj se ka mbi 18.000 pajisje të ndryshme në dispozicion sot që operojnë në platformën e tyre Android.
 
Google gjithashtu ka folur edhe për zhvilluesit e Android dhe tha se rreth 80% e zhvilluesve të saj gjithashtu zhvillojnë aplikacione edhe për platforma të tjera. (Telegrafi)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit