-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këto janë pasaportat më të fuqishme: Ja me cilat krahasohet e Kosovës!

Më të lexuarat

Një pasaportë nga një vend me kushte të mira diplomatike me vendet tjera është një mjet i fuqishëm, duke i lejuar mbajtësit të udhëtojnë përtej kufijve me lehtësi.
Sipas një shkrimi të botuar në CNN, nga firma financiare Arton Capital, vlerësimi është bërë në bazë të asaj se sa vende, banorët përkatës mund t’i vizitojnë pa viza, ose vizat i marrin sapo të arrijnë atje, transmeton Telegrafi.
 
Në këtë listë, sipas këtij hulumtimi të parat radhiten SHBA-të dhe Britania e Madhe, pasaportat e të cilave vende “lejojnë” udhëtimin në 147 vende.
 
Ndërkaq pasaporta nga vendi me popullsi më të madhe, ofrojnë qasje në rreth 74 vende. Disponuesit e pasaportave në Indi nuk janë edhe aq me fat, me rreth 59 destinacione të “lejuara”. Pasaporta ruse ofron qasje në rreth 98 vende.
 
Këtu është lista e pasaportave, e përcjellë me numrin e vendeve të cilat ofrojnë qasje disponuesve të tyre:
 
• SHBA-të, Britania e Madhe (147 vende)
• Franca, Koreja Jugore, Gjermania (145)
• Suedia, Italia (144)
• Danimarka, Singapori, Finlanda, Japonia, Luxemburgu, Holanda (143)
• Zvicra (142)
 
Ndërkaq në listën e vendeve me më pak qasje janë:
• Kongo (Dem. Rep.), Jemeni, Republika Qendrore Afrikane, Kosova (41)
• Guinea, Bhutani, Burundi (40)
• Somalia, Eritrea (39)
• Afghanistan, Djibouti, Iraku, Ethiopia, Nepal (38)
• Sudani Jugor, Ishujt Solomon, Territoret palestineze, Myanmar (28) .kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit