Në kohët e sotme, specialistët e shëndetit u kushtojnë vëmendje të madhe metodave natyrore të mjekësisë, të vërtetuara në praktikë si masazhi, meditimi dhe metodat e trajtimit natyror, të cilat kanë efekte më të dukshme në sëmundjet kronike se ilaçet. Në fakt, shumë metoda natyrore mund të kryhen gjatë ditëve të zakonshme. Prandaj, ju këshillojmë të provoni këto metoda, si dieta e ekuilibruar, rregullimi i frymëmarrjes, meditimi etj.
Këto metoda në dukje janë zakone të vogla, por mund t’ju sjellin rezultate të mëdha.
1. Gjatë pastrimit të fytyrës çdo mëngjes, thithni ujë të ftohtë me hundë për ta pastruar atë, për besimtarët musliman ky zakon bëhet gjatë abdesit, me kusht që në ditët kur ata nuk janë agjërueshëm të bëjnë thithje më të thellë të ujit.
Përfitimi: kjo stërvitje mund të stimulojë dhe të pastrojë hundën. Pas stërvitjes së përditshme, hunda mësohet me ambientin me temperature të ulët. Si rezultat, do të keni imunitet më të fortë ndaj temperaturave të ulta dimërore dhe nuk do të prekeni shpesh nga I ftohti apo virozat e stinës së dimrit.
2. Vendosni një imazh me pamje të bukur të natyrës në tualet. Para larjes së fytyrës imagjinoni për disa çaste sikur ndodheni në atë vend .
Përfitimi: Duke imagjinuar për disa çaste, stresi do të ulet dukshëm. Ky lloj meditimi është I thjeshtë por largon që në mëngjes stresin.
3. Lexoni apo kujtoni me mendje një ajet apo hadith përgëzues, apo ndonj aforizëm që sjell ndikim pozitiv në gjendjen tuaj emocionale . Çdo ditë para nisjes për në punë, mund të lexoni në heshtje një aforizëm duke e rilexuar disa here.
Përfitimi: kjo stërvitje jus jell humor dhe energji pozitive për ditën.
4. Kur shkoni në punë ose kur shkoni diku që nuk është një dalje urgjente nga shtëpia mund ta bëni rrugën në këmbë, duke marrë frymë thellë gjatë ecjes.
Përfitimi: Nëse e kryeni shpesh këtë lloj ecje të shoqëruar me frymëmarrje të thellë do të fitoni më shumë qetësi të brendshme. Nëse keni problem pagjumësie patjetër do të përmirësohet cilësia e gjumit.
5. Nëse do të shkoni në punë me autobus ose makinë, mund të shfrytëzoni këtë periudhë për stërvitje të muskujve të legenit (ushtrimet e kegelit). Duke qëndruar në këmbë ose ulur kryeni shtrëngim të muskujve të nënbarkut.
Përfitimi: kryerja e kësaj lëvizjeje prej 5 minutash, do të parandalojë sëmundjet e fshikëzës së urines në moshën e pleqërisë.
6. Mos merrni ashensor gjithmonë, por ngjitini shkallët në këmbë.
Përfitimi: ngjisni shkallët për 1 minutë, dhe do të harxhoni 6 kalori. Nëse ngjisni shkallët e 4 kateve çdo ditë, mund të harxhoni të paktën 120 kalori. Brenda një viti, do të harxhoni 5520 kalori, duke pakësuar 1 kg yndyrë brenda një viti.
7. Kur arrini në zyrë, merrni frymë thellë dhe kaloni dorën nëpër flokë për të stimuluar pikat e akupunturës në kokë.
Përfitimi: krehja e flokëve me dorë mund të lehtësojë tensionin e kokës, duke ju sjellë më shumë qetësi. Kjo ju dhuron shumë energji për të vazhduar ditën.
8.Gëzojuni banjove të diellit në ballkon apo në kopështin e shtëpisë suaj 15 minuta në ditë gjatë kohës së lirë.
Përfitimi: rrezet ultravjollcë janë jo vetëm një mjet shumë i mirë i dezinfektimit, por edhe mund të forcojnë formimin e vitaminës D në trupin e njeriut nëpërmjet thithjes së kalciumit.
9. Nëse ndiheni të lodhur shumë nga puna lyhuni me parfum ose përtypni një çamçakëz.
Përfitimi: aroma e parfumit mund t’ë ndihmojë në restaurimin e energjisë. Do të ringjallet energjia trupore në një periudhë të shkurtër. Përtypja e çamçakëzit ka të njëjtin rol.
10. Kryeni për disa minuta një stërvitje të thjeshtë të supit në kohën e lirë. Ngrini dy supet lart dhe pastaj lëshojini. Ky veprim mund të përsëritet 10 herë.
Përfitimi: kjo është një stërvitje për të nxitur qarkullimin e gjakut në qafë dhe supe, duke parandaluar dhimbjen e qafës dhe të supeve.
11. Ndërroni ushqimet e fast food-it me fruta e freskta.
Përfitimi: ora 15:00-16:00 është ora kur çlirohet lodhja e ditës. Në këtë orë që njihet si zamër mund të hani ndonjë frut për të plotësuar energjinë, me vitaminën B.
12. Përzieni lëngun e limonit me pak kripë dhe lyeni fytyrën me këtë lëng për 5-10 minuta. Pastaj shplani fytyrën me ujë.
Pas punës fytyra juaj mund të preket nga shumë baktere. Lëngu I limonit ka rol anti-bakterial dhe është pastrues mjaft I mire. Përveç kësaj ai është i pasur në vitaminën B3, që mund të parandalojë shtimin e baktereve dhe të ketë efekt shumë të mirë për asgjësimin e puçrrave.
13. Pas kthimit në shtëpi, nëse keni dhimbje të dukshme në bel dhe muskujt e prapëm, mund të merrni pak akull nga frigoriferi dhe të lyeni vendet e dhimbjes për 10 minuta.
Përfitimi: kjo metodë mund të heqë dukshëm dhimbjen e muskujve dhe të lehtësojë ënjtjen e muskujve.
14. Bëni një dush me ujë të ngrohtë dhe ujë të ftohtë duke e kombinuar. Mund të vazhdoni këtë rradhë për afro 30 sekonda. Dushi duhet të përfundojë me ujë të ftohtë.
Përfitimi ky dush mund të lehtësojë tensionin tuaj nervor të ditës dhe t’ju ndihmojë për një gjumë të ëmbël.
15. Bëni një shtriqje para gjumit
Përfitimi: një shtriqje e ngadaltë mund të ndihmojë lehtësimin e muskujve, duke na sjellë një gjumë më të ëmbël./cri