Në nënprefekturën Ayvalik të rrethit Balikesir u shpëtuan 24 azilkërkues të bllokuar në afërsi të ishullit të Djerrët, ndërsa përpiqeshin të shkonin në ishullin Lesbos të Greqisë.
Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë, pasi u njoftua se një grup azilkërkuesish kishin mbetur të bllokuar për shkak të defektit të motorit në gomone dhe kishin kërkuar ndihmë, shkuan menjëherë në rajon.
Ekipet shpëtuan 24 azilkërkues me nënshtetësi të huaj.
Ata u sollën në Komandën e Rojës Bregdetare të Ayvalikut.
/trt/