-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konflikti për pronën, babë e bir dhunojnë 44-vjeçarin, arrestohen

Më të lexuarat

Një konflikt për pronën ka përfunduar në një krim kundër personit në Maminas të Durrësit. Babë e bir janë arrestuar nga shërbimet e policisë së Durrësit për plagosjen e rëndë me dashje të një bashkëfshatari 44-vjeçar. 
 
Dy të arrestuarit janë Ylli Hida, 55 vjeç dhe djali i tij Armando Hida, 21 vjeç, të padënuar më parë. Sipas burimeve të policisë ata u arrestuan pasi të enjten në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Shefik Osmani, 44 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
 
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë së Spitalit Rajonal Durrës, ndërsa ndaj dy personave është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim”.
 
Gjatë së enjtes, një tjetër plagosje e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku mbeti i plagosur me thikë 29-vjeçari Denis Çalliku. Ai dyshohet se u qëllua nga shoku i tij Anxhelo Leka, 30 vjeç, si reagim ndaj një konflikti të nisur për prishje të pazareve mes tyre në Belgjikë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit