-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kurti në Krushë të Madhe pyetet se a do t’i kërkojë përgjegjësi për Ukshin Hotin, Vuçiqit në dialog

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, teksa para mediave ka thënë se në dialog nuk do të dëgjohen kërkesat e vjetra të Serbisë por do të shtrojnë kërkesat e Kosovës për drejtësi, raporton Gazeta Express

Një qytetar e ka pyetur Kurtin nëse do t’i pyes zyrtarët shtetërorë serbë Vuçiqin e Daçiqin në dialog për atë se çfarë i ka ndodhur Ukshin Hotit dhe të pagjeturve të tjerë.

Kurti tha se tema e të pagjeturve do të jetë prioritet i qeverisë në bisedime me Serbinë.

“Padyshim që në raportin tonë me Serbinë ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë ato. Këto krime kanë ndodhur dhe i mbajmë mend, dhe kjo do të jetë prioritet në bisedime me Serbinë. Nuk do të jetë dialog ku i dëgjojmë kërkesat e vjetra të Serbisë por do të jetë dialog ku ne shtrojmë kërkesa për drejtësi”, tha kryeministri Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit